Mbyllja e lokaleve të gastronomisë nga ora 21:00 deri në 05:00, ka shkaktuar telashe të mëdha në funksionimin e bizneseve në Prizren. Kështu thonë përfaqësues të këtij sektori.
Ata thonë se në kohën kur mund të fitonin, po duhet t’i mbyllin lokalet derisa paralajmërojnë se nëse vazhdon një situatë e tillë, do të detyrohen që t’i mbyllin lokalet e tyre.
Ibrahim Sallauka i cili është pronar i restorantit “Koha”, thotë se përkundër që masat e ndërmarra nga qeveria mund të jenë të mira për shëndetin e qytetarëve, bizneset e tij janë dëmtuar shumë.
Sallauka thotë se për shkak të ndalimit të punës së gastronomisë nga ora 21:00 janë detyruar t’i largojnë disa punëtorët nga puna dhe rrezikojnë që t’u ulen pagat punëtorëve që aktualisht janë në punë.
“Këto masat për shkak të shëndetit për njerëzit janë të mira, por për neve bizneset jemi shumë të dëmtuar në këtë rast sepse punën më të madhe e kemi prej orës 20:00, 20:30, deri në 24:00 në këtë kohë të sezone flas por sivjet e shoh që nuk do kemi…Nuk po mund t’i përballojmë këto dhe në këto rrethana jemi deshtë edhe disa punëtor t’i largojmë për shkak se nuk po mund t’i përballojmë këto kushte, edhe punë nuk po kemi. Kemi dy tri pika, kemi larguar punëtorë edhe tash po duhet ka gjashtë orë të punojmë dhe tu themi punëtorëve se do u zbresim pagat, ne kemi një marrëveshje nga pranvera me punëtorë është shumë e vështirë“, u shpreh Sallauka.
Sallauka shprehet i zhgënjyer me përkrahjen nga institucionet e vendit me qëllim të rimëkëmbjes së tyre.
“Qe 20 vite paguaj tatim dhe tash na ra puna q]ë qeveria të na ndihmoj diçka por jemi pak të zhgënjyer pa marr parasysh se cila qeveri jemi të zhgënjyer se edhe ne nuk po mundemi me përballua…Hiq më shumë se edhe dy muaj me vazhdua dhe nuk do ketë mundësi më me punuar, shumë vështirësi kemi me pas për ta vazhduar biznesin”, theksoi ai.
Edhe Bilgin Gjigolli pronar i picerisë “Vintage”, në Prizren, ankohet se masat e reja biznesin e tij janë duke e dërguar drejt falimentimit.
Gjigolli po e pret që dora e shtetit ta ndihmojë sadopak për ta tejkaluar këtë krizë që po e kalon si biznes.
“Na kanë dëmtuar shumë se normalisht ne punojmë prej 21:00 deri në 24:00 të natës, ne normalisht fitimin e kemi qaty, se jena një vend turistik këtu ne duhet me prit një verë ose dy muaj tre muaj për të bërë ndonjë qarkullim apo fitim…Shumë na kanë dëmtuar edhe janar shkurt ne nuk kemi pas punë ka qenë katastrofë, plus këta tre-katër muajt e pandemisë momentalisht ende është duke vazhduar, prej 21:00 me e mbyll dyqanet pse me mbyll në ora 21:00. Jemi duke e pritur një ndihmë prej atyre, ata jo aty në qeveri mu përla njëri me tjetrin ai vjen thotë jo kështu, ky tjetri thotë jo njerëzit janë duke pritur, punëtorët janë duke u frikësuar se nesër pas nesër po ecin nëpër shpija…Nëse vazhdon dhe nuk vjen mërgimtarët bile 40 për qind sigurisht kanë me shkua shumica në falimentim” deklaroi ai.
Onar Koçbashli anëtar i Odës Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, thotë se masat për mosqarkullim të bizneseve të gastronomisë nga ora 21:00 deri në 05:00, i ka vendosur në pozitë të rëndë këto biznese.
Ai pret nga qeveria që të përkrahen maksimalisht këto biznese.
“Sa do që ka efekt pozitiv sepse pikë së pari jeta e njerëzve është më e vlefshme sesa shumë gjëra të tjera, nga ana tjetër trend negativ në gastronomi. Është më të vërtetë e rëndë pozita e në përgjithësi nuk po them vetëm në Prizren. Dita ditës kjo po ndikon në aspektin negativ edhe në aspektin e dytë sepse janë duke vuajtur edhe punëtorët të cilët janë duke punuar nëpër këto qendra”, theksoi ai.
Pas shtimit të rasteve me COVID-19 në javët e fundit, Qeveria e Kosovës mori masat që në komunat më të infektuara me COVID-19, të kufizohet lëvizja e qytetarëve nga ora 21:00 deri në 05:00.
Gjatë kësaj kohe po ashtu u ndalua edhe funksionimi i gastronomisë në gjithë territorin e Kosovës. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos