Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka thënë se PDK-ja e konsideron të nxituar, pa qartësi dhe pa mbështetje të nevojshme politike e institucionale takimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Hoxhaj në një konferencë për media ka thënë se PDK-ja nuk është kundër dialogut, por është kundër qasjes dhe mënyrës së gabuar se si Qeveria e Kosovës po i qaset dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, takimi para dy ditësh në Bruksel tregoi se Qeveria e Kosovës nuk është e pregaditur politikisht dhe përmbajtesisht për dialogun dhe ajo hyri në një proces të tillë pa platform, pa strategji, pa consensus, pa koordinim, pa pervojë për këtë proces, dhe pa asnjë ekspertë.
“Si pasojë e kësaj qasje të gabuar, Kosova ka rifilluar dialogun me Serbinë pa afat kohor, pa parime dhe pa unitet, duke e dëmtuar pozicionin negociues te Kosovës. Përgatitja e vetme është vetëbesim naiv, i cili do të mund ta drejtoj këtë proces në një udhe pa krye. Takimi në Bruksel është vetëm goditje ndaj përpjekjeve të vazhdueshme të të gjitha partive politike në Kosovë për të ndërtuar një qëndrim të përbashkët karshi Serbisë. Ky është avazi i njëjtë i ndjekur edhe ish qeveria Kurti, e cila hartoi një listë të detyrave të shtëpisë pa koordinim me Amerikën jashtë, dhe pa unifikim të partive kryesore politike Brenda”, ka thënë ai.
Hoxhaj potencoi se takimi ne Bruksel nuk është dashur të mbahet fare, përcjell Telegrafi.
“Nëse Qeveria vetëm pak të kishte ide për dialogun, është dashur që të kërkoj që takimi të shtyhet deri në krijimin e rrethanave më të përshtatshme, si kthimi i Presidentit në Kosovë, koordinimi ndërinstitucional, arritja e konsensusit dhe përgatitja serioze dhe përmbajtësore për këtë proces, i cili është kaq i rëndësishëm, i vështirë dhe i rëndë. Kur merr pjesë në një proces që është i pa pregaditur, gabimet janë në formë dhe në përmbajtje. Për herë të parë, delegacioni i Kosovës pranoi të qëndroj dhe ulet pa protokoll dhe i pabarabartë, ku ndërmjetësi i BE-së ishte ulur me palën tjetër. Është foto e parë e një takimi jo-bilateral të kryeministrit të vendit që kemi nga të gjitha takimet në Bruksel, nga viti 2011”, shtoi ai.
Deputeti Hoxhaj po ashtu tha se në takimin e Brukselit u pa se Kryeministri Hoti është mashtruar nga Serbia në përcaktimin dhe renditjen e temave.
“Për herë të parë, është futur tema e të zhvendosurve serbë nga Kosova, e cila është e mbyllur që më shumë se një dekadë, para 15 vitesh. Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet në atë proces dhe të vetmit të zhvendosur që nuk po mund të kthehen në pronat e tyre, janë shqiptarët e pjesës veriore të Mitrovicës. Një temë e tillë nuk ka qenë pjesë e negociatave as në Vjenë (2006-07) dhe as në dialogun e Brukselit nga viti 2011. Nga kjo temë, Serbia tenton që përmes numrave ‘artificial’ ta kthej Kosovën në vitet 2000 dhe ta paraqes si një vend ku nuk është mundësuar kthimi i serbëve në Kosovë. (Qëllimi i Serbisë përmes kësaj teme është ta rikthej edhe temën e pronave të Serbisë në Kosovë. Nëse kjo ndodhë, do jetë pasojë e qasjes së gabuar të Qeverisë së Kosovës nga takimi i fundit në Bruksel).
Për më shumë, temen e të pagjeturve, i dërguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak e quajti ‘simbolike’ duke e relativizuar përballë temave tjera. Kjo është shqetësuese. Kryeministri Hoti dhe Lajcak duket ta dijnë që e vërteta për të pagjeturit e Kosovës është në arkivat e ushtrisë dhe policisë së Serbisë. Kjo çështje nuk është aspak simbolike por një plagë e hapur nga koha e luftës që kërkon zgjidhje immediate”, u shpreh ai.
Hoxhaj ndërkaq theksoi se nga ajo që u pa nga takimi në Bruksel, u dëshmua një kompleks i rëndë inferioriteti nga ana e Hotit kundrejt Vucicit, të cilit i’u nënshtrua si për nga gjuha trupore e po ashtu nga ajo verbale.
“Kryeministri Hoti, duhet ta kuptoj se nuk e njeh dialogun si proces dhe as temat e tij, as mënyrën e pregaditjes së një takimi dhe as negocimin. Nëse dikush humb nga epilogu i negociatave të papërgatitura është Kosova. Çdo lëshim për mungese dijesh nga ana e tij do ti kushtojnë Kosovës tani dhe gjeneratave qe do të vijnë. Para se ta shndërroj dialogun në prioritet mbi prioritete, Qeveria Hoti ka të paktën tri top prioritete në Kosovë, të cilat qëllimshëm i ka lënë pas dore. Dështimi në përballjen me pandeminë, mashtrimi për të krijuar një fond prej 1 miliard eurosh për rimëkëmbje ekonomike dhe mungesa e përkrahjes konkrete për punëtorët janë nevojë urgjente që kërkojnë reagim të menjëhershëm”, ka thënë ndër të tjera deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj