LAJMI I FUNDIT:

Sulm fizik në Prizren, lëndohet një person

Sulm fizik në Prizren, lëndohet një person
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht një person tjetër.

Sipas raporti të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:56 në rrugën “Remzi Ademaj”, në Prizren.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/