LAJMI I FUNDIT:

Chelsea pritet të fitojë një bonus të madh pasi Hazard fitoi titullin në La Liga me Real Madridin

Chelsea pritet të fitojë një bonus të madh pasi Hazard fitoi titullin në La Liga me Real Madridin

Chelsea thuhet se do të marrë një bonus të madh prej 18 milionë funtesh pasi Eden Hazard ndihmoi Real Madridin të fitojë titullin në La Liga këtë sezon.

Real Madrid u kurorëzuan kampionë të Spanjës pas fitores së tyre ndaj Villarrealit dhe dështimit të Barcelonës ndaj Osasunas të enjten mbrëma.


Dhe Hazard, i cili u bashkua me gjigantët evropianë gjatë verës, është vendosur të fitojë ca para për skuadrën e tij të mëparshme.

Chelsea është afër të fitojë një shifër të konsiderueshme parash pasi ashtu ishte nënshkruar një klauzolë pas suksesit të Real Madridit në ligë.

Sipas mediave britanike, klubi nga Stamford Bridge do të marrë një bonus prej 10 deri në 18 milionë funte.

Kualifikimi i Real Madridit në Ligën e Kampionëve mendohet se ka vlerë 14 milionë për Chelsean, ndërsa titulli i La Ligës mund t’i sjell klubit londinez 18 milionë funte.

Hazard ndërroi Chelsean për Real Madridin gjatë verës në një marrëveshje prej rreth 130 milionë funte (përfshirë bonuset).

Megjithatë, ylli i Belgjikës arriti vetëm 16 paraqitje në ligë pas një sezoni të mbushur me lëndime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori