LAJMI I FUNDIT:

Pas vonesës së shpalljes së rezultateve nga KSHZ-ja, partitë paralajmërojnë ankesa

Pas vonesës së shpalljes së rezultateve nga KSHZ-ja, partitë paralajmërojnë ankesa

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve rezultatet e para përfundimtare jozyrtare të zgjedhjeve të parakohshme kuvendare i publikoi pothuajse 24 orë pas mbylljes së vendvotimeve. Pas këtij precedenti, partitë politike në vend të përbërjes së mundshme të Qeverisë së re më shumë kanë folur për parregullsi, si dhe ankesa të mundshme.

Sipas llogaritjeve të LSDM-së, diferenca në dobi të koalicionit “Mundemi” është së paku tre mandate, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sipas të dhënave të qendrës kompjuterike zgjedhore të LSDM-së, diferenca në dobi të koalicionit ‘Mundemi’ arrin të paktën tre mandate dhe në të dhënat e paraqitura nga KSHZ ka mangësi dhe gabime serioze që mund të japin një pasqyrë të pasaktë të rezultatit përfundimtar”, thanë nga LSDM.


Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, njoftoi dje se komisioni ligjor i partisë është duke punuar për ankesat e mundshme, për të cilat ka afat prej 72 orëve që të dorëzohen në komision.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie Igor Janushev, tha se me kërkesë të OBRM-PDUKM-së, KSHZ-ja i rinumëron rezultatet e procesverbaleve, me qëllim që të heqë të gjitha mundësitë për çdo parregullsi në lidhje me rezultatet.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë dhe siç thotë ai, për lojërat që po bëhen me mosshpalljen e rezultateve të zgjedhjeve.

“Ka shumë informata nga terreni që nuk përputhen me rezultatet e nxjerra nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ka shumë rezultate të dyshimta në shumë vendvotime. Ka pasur tentime serioze, por edhe veprime që për qëllim kanë pasur tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve. Shtabi jonë i përbashkët ka denoncuar dhjetëra raste të tilla në
organet përkatëse, por edhe në institucionet relevante ndërkombëtare”, shkruan Sela.

Gjithashtu, ai njoftoi se Shtabi i përbashkët i Koalicionit “Tash është Koha”, pas zyrtarizimit të rezultatit, do të përgatisë edhe ankesat e nevojshme, bashkë me fakte dhe prova konkrete për shkelje në procesit zgjedhor.

Kryetari i partisë E Majta, Dimitar Apasiev në konferencë shtypi tha se dyshojnë se partia pas zgjedhjeve të djeshme është dëmtuar për minimum rreth 10 mijë vota dhe se u janë vjedhur, siç tha, tre deputetë, në njësitë zgjedhore 1, 2 dhe 4./Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori