Imunologu gjerman Ugur Sahin, beson se vaksina kundër coronavirusit do të jetë e gatshme deri në fund të këtij viti, por konsideron se ende do të zgjatë para se infeksioni të vihet nën kontroll, shkruan Wall Street Journal.
Drejtori gjeneral i kompanisë bio-teknologjike “Biontech” nga Majnci, një nga 17 kompanitë në mbarë botën që po punojnë në zhvillimin e një vaksine kundër coronavirusit, ka thënë gjatë një interviste dhënë për Wall Street Journal, se do të jetë i nevojshëm testimi para se vaksina të përdoret, transmeton Telegrafi.
Sipas Sahin, virusi tashmë është përhapur shumë, janë infektuar më shumë se 13 milionë në mbarë botën, që sipas tij do të thotë se ndoshta duhen dhjetë vite të arrihet imuniteti i tufës.
“Konsideroj se imunitetin mund ta arrijmë nëse mbi 90 për qind e popullatës është imune”, ka shtuar eksperti Sahin.
Sipas tij, arritja e këtij qëllimi është e mundur nëse prodhues të ndryshëm të njëjtën kohë ofrojnë në treg vaksina të ndryshme.
“Nuk kemi për qëllim të garojmë. Për t’u kujdesur për 7 miliardë njerëz në botë, duhet të marrin pjesë shumë kompani. Vaksina është një shans që ta vëmë nën kontroll pandeminë. Një kompani nuk mundet e vetme ta furnizojë gjithë botën”, ka shtuar Sahin.
Kohë më parë ekspertët kanë paralajmëruar që vaksina kundër coronavirusit, do të mund të ishte e qasshme në treg deri në fund të vitit.
Tani për tani më së shumti po premtojnë hulumtimet dhe puna për vaksinën, që janë duke zhvilluar një ekip i ekspertëve nga Universiteti i Oksfordit.
Vaksina e Oksfordit e quajtur AZD1222, aktualisht po testohet tek 10 mijë vullnetarë, të moshës nga 18 deri në 55 vjet, 5 mijë në Britani të Madhe, 2 mijë në Brazil, 2 mijë në Afrikën e Jugut dhe së shpejti do të fillojnë testime dhe në 30 mijë vullnetarë tjerë në SHBA, që po cilësohet si faza e fundit apo faza e tretë.
Në qershor katër vendet anëtare të Bashkimit Evropian – Gjermania, Franca, Italia dhe Holanda kanë arritur një marrëveshje me “Astra Zenekom”, për blerjen dhe shitjen e të paktën 300 milionë dozave të vaksinës kundër COVID-19, që aktualisht po testohet në Universitetin e Oksfordit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj