LAJMI I FUNDIT:

Janushev: Fitojmë në të gjitha komunat maqedonase

Janushev: Fitojmë në të gjitha komunat maqedonase

Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev në konferencë të parë për shtyp tha LSDM gjatë ditës së djeshme dhe sotme ka blerë vota.

“Janë evidentuar dhjetëra raste të blerjes së votës, dhe këto raste janë raportuar tek autoritetet kompetente dhe tek ndërkombëtarët”, tha Janushev, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Fitojmë gati se gjithkund, nga rreth 20% të vendvotimeve, OBRM-PDUKM fiton me mbi 10 mijë vota”, tha Janushev duke përmendur vendvotimet ku sipas tij OBMR-PDUKM ka korrur fitore.

Ai poashtu njoftoi se në të gjitha komunat e maqedonase, partia e tij është fituese e zgjedhjeve kuvendare./Telegrafi/