Që nga hyrja në fuqi e masave të reja anti-COVID-19, në Komunën e Vushtrrisë, drejtoria e Inspekcionit ka shqiptuar 57 gjoba për qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar këto masa.
Përveç qytetarëve, kjo drejtori ka shqiptuar edhe 4 gjoba për mosrespektim të masave për lokalet e gastronomisë.
Megjithatë, drejtori i Inspekcionit në Komunën e Vushtrrisë, Rrahim Ajeti, për KP thotë se janë të kënaqur me respektimin e masave nga qytetarët dhe nga bizneset e Vushtrrisë.
Por, ai thotë se do të jenë të pa kompromise ndaj atyre që nuk respektojnë masat, që sipas tij janë në të mirë të shëndetit të qytetarëve.
“Jemi të kënaqur me respektimin, jo qind për qind po diku 95 përqind janë duke i respektuar…Që nga hyrja në fuqi i kemi pasur 57 gjoba për qytetarët, ndërsa për biznese i kemi pasur 4 gjoba, bizneset janë të gastronomisë”, tha ai.
Duke qenë se Vushtrria është karakterizuar me numër të lartë të rasteve me COVID-19, nga Ministria e Shëndetësisë është kufizuar lëvizja e qytetarëve nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit.
Ajeti thotë se këtë kufizim në masë të madhe janë duke e respektuar edhe qytetarët, po edhe bizneset e kësaj komune.
“Është duke u respektuar edhe nga bizneset që e kanë të ndaluar veprimtarinë, po edhe ata që nuk e kanë të ndaluar, të gjitha bizneset në ora 21:00 mbyllen dhe nuk sheh qytetarë, përpos ata që kanë nevojë për shërbime urgjente”, tha ai.
Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Vushtrrisë, Rrahim Ajeti, deklaron se janë 11 inspektorë në kuadër të drejtorisë që drejton, e që thotë se po arrijnë të kryejnë punën në përpikëri.
Ndonëse kanë shqiptuar gjoba për qytetarët, Ajeti thotë se ka ndodhur një vetëdijesim i qytetarëve që sipas tij, shumë pak ka që dalin në rrugë pa maska.
“Jam shumë i kënaqur, dje kemi qenë edhe me kryetarin në vizitë nëpër sheshe dhe në nëpër rrugët e Komunës dhe diku 95 përqind janë duke i respektuar masat”, tha ai.
Në Komunën e Vushtrrisë janë 92 raste aktive me COVID-19, ndërsa në gjithë vendin numri i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar mbi 5 mijë raste.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzën: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë
Antikorrupsioni hap lëndë për emrat e propozuar për anëtarë të Këshillit të Agjencisë së Medias
Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore
Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?
Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara
MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze