LAJMI I FUNDIT:

PSG e ka seriozisht për Rashfordin – kërkon ta krijojë treshen më të fort në botë në sulm

PSG e ka seriozisht për Rashfordin – kërkon ta krijojë treshen më të fort në botë në sulm

Marcus Rashford po shijon një sezon shumë të mirë, për të mos thënë më të mirin deri tani në karrierën e tij.

Anglezi ka shkëlqyer në sulmin e Manchester United, duke shënuar 21 gola dhe asistuar 10 herë në 38 ndeshjet në të gjitha garat.


Së bashku me Anthony Martial dhe Mason Greenwood, “Djajtë e Kuq” kanë një treshe sulmuese që aktualisht është prej më të mirave në futbollin botëror.

Sidoqoftë, me një formë kaq të shkëlqyeshme, shumë klube janë vënë pas tij, duke u nisur nga Paris Saint-Germain.

Sipas Independent, trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, e pëlqen shumë Rashfordin, duke thënë për të se anglezët nuk e kuptojnë se sa i mirë është.

PSG e sheh Rashfordin si një opsion për të zëvendësuar Kylian Mbappe në të ardhmen.

Kontrata e tij e tanishme është deri në vitin 2023, që do të thotë që United do të kërkojë deri 100 milionë euro për ta liruar.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova realizoi gol

Edon Zhegrova realizoi gol "alla Messi" kundër Lyonit - por Fonseca i kërkon falje për atë që i bëri gjatë ndeshjes

Ligue 1
Lajme të mira nga infermieria për Bayernin – tre yjet kthehen nga lëndimi për ndeshjen me Real Madridin

Lajme të mira nga infermieria për Bayernin – tre yjet kthehen nga lëndimi për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër

Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori