LAJMI I FUNDIT:

Sarri: Në gjashtë ndeshje na duhen 11 pikë për të filluar festën e titullit

Sarri: Në gjashtë ndeshje na duhen 11 pikë për të filluar festën e titullit

Juventusi nuk ka shkëlqyer në dy ndeshjet e fundit, duke humbur nga Milani dhe duke barazuar me Atalantan.

Por këto pikë të lënë rrugës nuk i kanë krijuar problem, pasi mbetet në krye, sepse rivali kryesor Lazio ka pësuar tri humbje radhazi.


Kur kanë mbetur edhe jashtë javë nga fundi, bardhezinjve u duhen 11 pikë për të siguruar matematikisht titullin kampion, që do të ishte i nëntë me radhë.

Maurizio Sarri (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Llogaritë për titullin nuk janë mbyllur ende, pasi janë edhe gjashtë ndeshje për t’u luajtur, por pozitiv është fakti që kemi gjithçka në dorën tonë dhe nuk presim dhuratë nga askush. Na duhen edhe 11 pikë për të nisur festën dhe ky është objektivi ynë në 6 javët e mbetura”, deklaroi Sarri.

“Ndaj Milanit humbëm për shkak të një rënie totale, ndërsa me Atalantan ishte një ndeshje e mirë, ndonëse përballë një kundërshtari shumë të fortë. Duam të rikthehemi te fitorja, por e dimë që nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj Sassolos, një skuadër që është në rrugën e Atalantas. Ata luajnë mirë futboll dhe përballen pa frikë me kundërshtarët më të fortë, ndaj mund ta paguajmë shtrenjtë, nëse nuk i vlerësojmë maksimalisht”.

Juventus (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images)

“Pjanic mungoi për një problem të vogël muskulor, por tani është rikuperuar plotësisht dhe është gati të luajë ndaj Sassuolos. Kemi pak probleme në mbrojtje, pasi përveç Demiral e Chiellinit, në dyshim është edhe Bonucci. Gjithsesi kushdo që të luajë, synimi i vetëm është marrja e tre pikëve”, ka thënë Sarri.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori