Ministri i shtetit pranpranë Ministrisë së Punve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, tha se gjatë presidencës së Bashkimit Evropian, Gjermania do të angazhohet për Ballkanin Perëndimor dhe sidomos për të ardhmen e brezit të ri në Ballkan.
Roth thotë se “Bashkimi Evropian duhet të jetë më i zjarrtë dhe emocional dhe të mos krijojë përshtypjen se është thjesht një grumbull teknokratësh, kërkon ministri i shtetit”.
Sipas tij, Gjermania do të vërë në agjendën e saj si presidente e radhës e BE-së çështje të rëndësishme për shumë njerëz si ndryshimi i klimës, forcimi i shtetit të së drejtës dhe i demokracisë, bashkëpunimi shoqëror si dhe çështje që lidhen me azilin dhe migracionin.
Në një intervistë për Deutschhe Welle ai tha se Bashkimi Evropian po mbështet tani Ballkanin Perëndimor në luftën kundër pandemisë me 3.3 miliardë euro, por gjatë presidencës gjermane do të jenë në rend të ditës edhe tema të tjera që lidhen me Ballkanin Perëndimor.
Ballkani në qendër të angazhimit gjerman për zgjerimin
Pas bllokimit në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ministri i shtetit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, tha se “jam i lumtur që është tani shfaqur një dinamikë e re edhe me përfaqësuesin special Lajçak”.
oth thekson se Gjermania do ta vendosë Ballkanin Perëndimor në qendër të angazhimit për zgjerimin. “Ballkani Perëndimor nuk është ndonjë oborr i çfarëdoshëm i Bashkimit Evropian, por është oborri ynë i brendshëm dhe u shërben interesave tona”.
Ministri i shtetit Roth tha se “gjatë presidencës së BE-së Gjermania do të angazhohet që në Ballkanin Perëndimor të kemi sa më shpejt që të jetë e mundur demokraci, sundim të ligjit dhe pajtim rajonal dhe mbi të gjitha që edhe brezi i ri të ketë një perspektivë. Ne do të zhvillojmë një konferencë për të ardhmen e brezit të ri në Ballkanin Perëndimor. Pra edhe ky rajon do të arrijë prosperitet dhe stabilitet vetëm nëse Bashkimi Evropian merr përsipër më shumë përgjegjësi”.
Sinjal i qartë për Turqinë
Sa u përket zhvillimeve në Turqi dhe thirrjeve të disa politikanëve që pas vendimit për shndërrimin e Aja Sofisë në xhami BE-ja t’i ndërprese bisedimet me këtë vend, Michael Roth tha se Turqia ka bërë hapa prapa në aspektin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, por se BE-ja duhet të vazhdojë t’u dërgojë një sinjal të qartë atyre turqve që ndajnë vlerat evropiane. “Ne nuk i lëmë ata vetëm, se ne jemi akoma të interesuar për Turqinë”.
“Nëse Turqia afrohet përsëri me drejtimit tonë, ka shanse që procesi i pranimit, i cili aktualisht është në pritje, të mund të ringjallet”, tha Roth.
“Për momentin dialogu me Turqinë është shumë e vështirë dhe në Turqi vërtetë nuk po bëhet asgjë për sa u përket vlerave evropiane, por nëse vërtet duam të arrijmë diçka, nëse dëshirojmë gjithashtu të ushtrojmë ndikim në Turqi në mënyrë që ajo të përmbushë përgjegjësitë e saj në politikën e jashtme në rajon, atëherë duhet t’i thellojmë më tepër kontaktet tani dhe jo thjesht të heshtim”, tha Roth. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A