LAJMI I FUNDIT:

Kurti uron Festën Kombëtare të Francës, tha se kjo datë na kujton betejën për liri, barazi e solidaritet

Kurti uron Festën Kombëtare të Francës, tha se kjo datë na kujton betejën për liri, barazi e solidaritet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel për Festën Kombëtare të vendit të saj, duke thënë se kjo festë nuk është vetëm e Francës por është ngjarje historike në tërë botën për shkak të rëndësisë që ka.

Kurti tha se 14 Korriku shënon aktin më të lartë të epopesë së modernitetit që edhe sot na kujton se beteja për liri, barazi e solidaritet mes njerëzve të thjeshtë kundër shtypjes, shfrytëzimit dhe padrejtësive të një̈ pakice ndryshon për të mirë kursin dhe rrjedhën e historisë.

“Sot është 14 Korriku, Festa Kombëtare e Francës e cila nuk festohet vetëm në Francë por në të gjithë botën për shkak të rëndësisë që bart, si ngjarje historike. Me datë 14 korrik 1789 përplot qytetarë të shpronësuar, të varfër e të bashkuar me punëtorë e ushtarë, kryen një sulm mbi burgun e Bastijës ku po mbaheshin të burgosurit politikë të regjimit monarkik absolutist, për t’i dhënë kështu shkëndijën e parë fundit të feudalizmit në Francë, por edhe në vende të tjera që ndoqën këtë përpjekje për liri. Është̈ kjo datë që shënon aktin më të lartë të epopesë së modernitetit që edhe sot na kujton se beteja për liri, barazi e solidaritet mes njerëzve të thjeshtë kundër shtypjes, shfrytëzimit dhe padrejtësive të një̈ pakice ndryshon për të mirë kursin dhe rrjedhën e historisë. Ky revolucion ka frymëzuar e vazhdon ta mbajë lart shpirtin te subjektet progresiste e emancipuese në botë, e që rrezatoi edhe mbi luftën e popullit tonë drejt lirisë̈. Me këto ideale në mendje, për të cilat Francës i është̈ mirënjohës mbarë njerëzimi, dëshiroj t’i uroj ambasadores franceze në Kosovë dhe gjithë̈ popullit e institucioneve franceze, gëzuar Festën Kombëtare”, shkruan Kurti. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Gjuajte sërish me armë në “Aktash” të Prishtinës

Gjuajte sërish me armë në “Aktash” të Prishtinës

Kronika e Zezë
Arrestimi i shtetasit të Kosovës që dyshohet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossadit – Turqia kërkon informata nga Ministria e Drejtësisë

Arrestimi i shtetasit të Kosovës që dyshohet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossadit – Turqia kërkon informata nga Ministria e Drejtësisë

Drejtësi
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

Lajme
Kryeprokurori i Prishtinës jep detaje për vrasjen në Aktash: Janë marrë kamerat e sigurisë, po i përpunojmë video-incizimet

Kryeprokurori i Prishtinës jep detaje për vrasjen në Aktash: Janë marrë kamerat e sigurisë, po i përpunojmë video-incizimet

Drejtësi
Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari

Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari

Lajme
Përfshihet nga zjarri një trafo afër parkingut të qendrës “Meto Bajraktari” në Pejë

Përfshihet nga zjarri një trafo afër parkingut të qendrës “Meto Bajraktari” në Pejë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori