Qendra për Pajisje me Dokumente në komunën e Mitrovicës Jugore, është mbyllur nga sot, pasi që disa zyrtarë në këtë institucion kanë rezultuar pozitiv me COVID19. E në këtë Qendër lejoheshin vetëm të tërhiqeshin dokumentet, aplikimet e të cilave ishin bërë më herët, por nuk lejoheshin aplikime të reja për dokumente, në përjashton të rasteve mjekësore.
Njoftimi për mbylljen e qendrës ishte vendosur në hyrje të objektit.
Ndërkohë, marrjen e dokumenteve të identifikimit apo edhe vulave apostile, mitrovicasit mund ta bëjnë në qendrat më të afërta.
Nerxhivane Musa e cila para një jave kishte aplikuar për pajisjen me pasaportë, thotë se nuk pati ndonjë telashe për ta marrë dokumentin.
“Për rastin njoftuan sot por unë nuk kam pasur kurrfarë problemi, para një jave i kam dorëzuar, çdo gjë në rregull…për pasaportë (kam aplikuar) gjithçka në rregull është”, tha ajo.
Por Lutfie Ymeri nga fshati Bistricë e Mitrovicës Veriore nuk mundi të aplikonte për letërnjoftim. Kjo pasi që qendra nuk është duke funksionuar për shkak të rasteve me COVID që janë konfirmuar në Qendrën për Pajisjen me Dokumente në komunën e Mitrovicës.
“Nuk kreva asgjë… erdha për letërnjoftim, thanë shko në lagje të Boshnjakëve”, u shpreh ajo.
Për të marrë letërnjoftim në Qendrën për Pajisje në Mitrovicë, kishte ardhur edhe Enver Zahiti. Ndonëse nuk ishte i informuar që qendra nuk po punon, ai dokumenti e mori.
“Për letërnjoftim me tërheqë letërnjoftimin… në derë po e shohim por njoftim nuk kemi pasur…po ma merr mendja pasi më ka ardhur sms vetëm për tërheqje”, theksoi Zahiti.
Njoftimi për mbylljen e Qendrës për Pajisje me Dokumente në Mitrovicën Jugore, u bë i ditur nga ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, ku thuhej se për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marrë vendim që Qendra për Pajisje me Dokumente në Mitrovicën Jugore të pezullojë përkohësisht ofrimin e shërbimeve për dokumente të identifikimit dhe vule apostile/verifikuese.
“Deri në përfundimin e procesit të testimit të stafit të kësaj qendre të gjitha shërbimet e aplikimit për pajisje me dokumente mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente të komunave më të afërta për qytetarin. Në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Mitrovicën Jugore mund të kryhen vetëm rastet mjekësore si dhe mund të bëhet tërheqja e dokumenteve për aplikimet e mëhershme”, thuhet në njoftim .
Për shkak të disa rasteve pozitive me COVID19, javë më parë është mbyllur edhe Agjencia e Regjistrimit Civil, në kuadër të të cilës është edhe Qendra për Pajisje me Dokumente e Mitrovicës Jugore. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Imam Maliqi viziton Manastirin e Deçanit, Ambasada gjermane: Është shembull frymëzues i dialogut ndërfetar
Naser Hafizi arrestohet në Aeroportin e Prishtinës
Kujtim Shala: Albin Kurti ka bërë tradhti kushtetuese me marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit
KFOR-i mban ceremoninë e inaugurimit të "Mburojës së Re"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp