LAJMI I FUNDIT:

Legjenda Carragher këshillon Liverpoolin për dy pozitat ku duhet të përforcohen

Legjenda Carragher këshillon Liverpoolin për dy pozitat ku duhet të përforcohen

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher ka thënë se drejtuesit duhet të blejnë këtë verë për të qëndruar në krye të tabelës edhe sezonin e ardhshëm.

Ish-mbrojtësi anglez këmbëngul se zona të caktuara të skuadrës duhet të forcohen në afatin e verës, pasi ekipi ka nevojë të kompletohet edhe më shumë.


“Gjëja kryesore është të fitosh përsëri. Nuk do të thosha “një titull nuk është i mjaftueshëm” pasi nuk jam besimtar i madh për të thënë që duhet ta bësh këtë ose atë. Nëse dominoni një sezon dhe thoni që keni qenë skuadra më e mirë në ligë atë sezon është fundi i historisë”, ka thënë fillimisht Carragher për Liverpool Echo.

Klopp e pranon se Liverpooli mund të mos bëjë asnjë blerje në verë
Lexo po ashtu Klopp e pranon se Liverpooli mund të mos bëjë asnjë blerje në verë

“Tani në sezonin e ardhshëm, gjërat ndryshojnë. Njerëzit blihen, lojtarët shiten. Është një kampionat tjetër. Tani nuk mendoj se vetë Liverpooli do të shkojë në tregun e transferimeve dhe do të jetë vetëm vitin e ardhshëm”.

“Por, shumica e arsyeve janë financiare në gjendjen në të cilën gjendemi tani, kështu që ju nuk mund të jeni shumë kritik ndaj klubit në atë rezultat. Por, unë mendoj se ata ndoshta mund të shtojnë një tjetër talent sulmues në treshen e sulmit. Dhe ndoshta një lloj rezervë për Andy Robertson”.

Liverpooli po punon me agjentin shqiptar për transferimin e Koulibalyt
Lexo po ashtu Liverpooli po punon me agjentin shqiptar për transferimin e Koulibalyt

“Ata janë të pajisur mirë në mesfushë dhe qendër të mbrojtjes. Mendoj se Neco Williams do të jetë një mbulesë e shkëlqyeshme për Trent Alexander-Arnold dhe unë thjesht mendoj se një sulmues shtesë dhe ndoshta zëvendësime kokë më kokë nëse Lallana dhe Shaqiri largohen”.

“Por, unë jam i bindur që Liverpooli mund të bëjë përsëri atë që kanë bërë këtë sezon”, përfundoi legjenda e Reds. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori