LAJMI I FUNDIT:

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Një person është gjetur i shtrirë pa shenja jetë mbrapa institutit Albanologjik, në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 15:25 në rrugën “Eqrem Çabej”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.


“Raportohet se mbrapa Institutit Albanologjik është gjetur i shtrirë pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/