LAJMI I FUNDIT:

Bashkëshortja e Will Smithit, ia thotë në sy aktorit përgjatë emisionit se e ka tradhëtuar me August Alsina

Bashkëshortja e Will Smithit, ia thotë në sy aktorit përgjatë emisionit se e ka tradhëtuar me August Alsina

Jada Pinkett Smith ka pranuar që ajo kishte një lidhje me këngëtarin August Alsina ndërsa ishte e martuar me Will Smith.

48-vjeçarja u ul me burrin e saj për një bisedë intime në emisionin e saj në Facebook, “Red Table Talk” dhe zbuloi se ajo zhvilloi një miqësi me Augustin rreth katër vjet më parë.

Ajo tha rreth së njëjtës kohë, çifti i martuar po kalonte një ‘kohë të vështirë’ dhe ata ‘ishin të thyer në thelb’, shkruan DailyMail.


Tregimi i ngjarjeve bombastike vjen pasi të dy aktorët mohuan pretendimet e Augustit se kinse Will Smith i dha atij bekimin e tij për të pasur një lidhje me Jada-n.

Në episodin e së premtes, çifti i Hollywood-it u ul përballë njëri-tjetrit ndërsa vendosën të rrëfeheshin drejtpërdrejt mes vete.

Jada filloi të shpjegojë se ajo dhe August u takuan përmes djalit të tyre Jaden dhe kujtoi se këngëtari me origjinë nga Luiziana, i cili ka qenë 23 vjeçar në atë kohë, ishte ‘vërtet i sëmurë’.

“Dhe gjithçka nisi me të vetëm duke pasur nevojë për ndihmë, duke dashur të ndihmoja shëndetin e tij, gjendjen e tij mendore”, rrëfeu Jada.

“Me kalimin e kohës, u futa në një lloj tjetër të mashtrimi me Augustin”, shpjegoi Jada e pyetur nga Smith.

Nëna e dy fëmijëve vazhdoi t’i përgjigjet pretendimit të Augustit se Will iu dha lejen atyre të bënin një aferë.

August Alsina (Foto: Bennett Raglin/Getty Images/Guliver)

“I vetmi person që mund të japë leje në këtë rrethanë është vetja jote”, këmbënguli ajo.

“Por ajo që August me siguri po përpiqej të komunikonte sepse unë pashë se si ai mund ta shihte atë si leje sepse ne u ndamë miqësisht, dhe unë mendoj se ai donte ta bënte të qartë se ai nuk është një kontrollues shtëpie sepse nuk është ai”, ka rrëfyer tutje bashkëshortja e aktorit dhe reperit të njohur.

Kur Will e shtyu Jada-n të sqarojë se çfarë do të thoshte me ‘ngatërresë’ ajo u përgjigj: “Ishte një marrëdhënie, absolutisht”.

Jada Pinkett Smith dhe Will Smith (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Jada vazhdoi: ‘Unë pata shumë dhimbje dhe u ndava shumë. Në procesin e asaj marrëdhënie unë kuptova përfundimisht se nuk mund ta gjesh lumturinë jashtë vetvetes”.

Ajo shpjegoi se çifti po kalonte në një proces rikuperimi.

Ylli “Set It Off” mendoi nëse veprimet e saj ishin në varësi të çështjeve të saj të pavarësisë dhe se duhej të ‘rregullonte njerëzit’ për shkak të traumave të saj të së kaluarës.

Ndërsa Will e bëri të ditur faktin se ai është burri i lezetshëm dhe qëndron pranë gruas së tij pas ‘shkeljeve’ të saj mes një kontrolli të ashpër në media, Jada pranoi se nuk e sheh marrëdhënien e saj me Augustin ‘si një shkelje të madhe’.

Jada Pinkett Smith dhe Will Smith (Foto: Jesse Grant/Getty Images/Guliver)

“Përmes këtij udhëtimi të veçantë, unë mësova aq shumë për veten time dhe isha në gjendje të përballesha me shumë papjekuri emocionale, pasiguri emocionale dhe unë vërtet isha në gjendje të bëja një shërim vërtet të thellë”, tha Jada.

Ky sqarim i çiftit vjen pasi August Alsina i kishte thënë emisionit “The Club Club” më 30 qershor se ishte i dashuruar me Jada-n dhe tha: “Unë u ula me Will [Smith] dhe bëra një bisedë për shkak të transformimit nga martesa e tyre në partneritet jetësor … ai më dha bekimin e tij”.

August Alsina dhe Jada Pinkett Smith (Foto: Paras Griffin/Getty Images/Guliver)

August tha se ata u bënë shumë të afërt, dhe pushuan së bashku me familjen në Hawaii një vit më vonë dhe ata madje morën pjesë së bashku në Bmimet BET 2017.

“Unë ia përkushtova vetes, i dhashë vetën time të plotë asaj, aq shumë sa të mund të vdisja dhe të jem në rregull me të ditur që vërtet ia dhurova dikujt. Dhe unë me të vërtetë e doja shumë një person, e përjetova atë dhe e di se si duket, dhe disa njerëz kurrë nuk e marrin atë ndjenjë në këtë jetë”, ka thënë August. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Magazina
Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit

Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Kalo në kategori