LAJMI I FUNDIT:

Ballkani kërkesë ndaj FFK-së për gjyqtarët, nuk i dëshiron dy prej tyre

Ballkani kërkesë ndaj FFK-së për gjyqtarët, nuk i dëshiron dy prej tyre

Klubi i Ballkani t ka bërë të premten mbrëma një kërkesë publike për Federatën e Futbollit të Kosovës.

Ballkani, që pretendon titullin, ka vlerësuar se në Superligë po bëhen lëshime kardinale të gjyqtarëve në kohën kur po vendoset gara për titull.

Te Ballkani janë të shqetësuar që Besfort Kasumi është deleguar të ndajë drejtësinë në ndeshjen Feronikeli – Ballkani, që luhet të hënën në Drenas.


Ballkani ka njoftuar se disa herë ka kërkuar që mos të delegohet Kasumi për ndeshjet e kësaj skuadre. Klubi suharekas pretendon se Kasumi ka qasje subjektive ndaj Ballkanit.

“Ju lutemi përgjegjësve të delegimit të shfuqizojnë këtë delegim, duke deleguar një refer me etikë më të lartë dhe profesionalizëm të dëshmuar”, shkruan në komunikatën e Ballkanit të publikuar në faqen zyrtare në “facebook”.

Ballkani vlerëson se është dëmtuar nga Kasumi, së fundi në ndeshjen ndaj Dritës në tetor të vitit të kaluar.

Ballkani ka shkuar tutje duke kërkuar që as Fatmir Tahiri mos të delegohet për ndeshjet e tij. Kasumi e Tahiri janë dy prej arbitrave kryesorë në vend.

“Nëse kërkesa jonë nuk pranohet atëherë jemi të detyruar t’i drejtohemi organeve më të larta gjyqësore në Kosovë. Po ashtu shqetësimin do ta dërgojmë edhe në UEFA”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Alarmohet Real Madridi, një tjetër yll i madh lëndohet gjatë ndeshjes me kombëtaren e tij

Alarmohet Real Madridi, një tjetër yll i madh lëndohet gjatë ndeshjes me kombëtaren e tij

Përfaqësueset
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori