LAJMI I FUNDIT:

Procesi i rimëkëmbjes ekonomike të fokusohet përmes përkrahjes së prodhimit

Procesi i rimëkëmbjes ekonomike të fokusohet përmes përkrahjes së prodhimit

Sot bordi i Klubit të Prodhuesve të Kosovës u takua me ministren e Financave, Hykmete Bajrami ku diskutuan për zhvillimet e përgjithshme në ekonominë e vendit, si dhe për vështirësitë e sektorit të prodhimit në Kosovë për shkak të pandemisë COVID-19, por gjithashtu edhe për planet e qeverisë për rimëkëmbjen ekonomike.

Në takim, palët shkëmbyen pikëpamjet e tyre sa i përket situatës ekonomike dhe u zotuan që të vazhdojnë dialogun për tema që kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të sektorit të prodhimit dhe rritjes ekonomike të vendit.

Sipas një komunikate, gjatë takimit u diskutua rreth kërkesave të cilat u paraqiten nga prodhuesit por edhe rreth planit të mbështetjes së prodhuesve nga pasojat e pandemisë.


“Si kërkesë kryesore e prodhuesve ishte që procesi i rimëkëmbjes ekonomike të fokusohet përmes përkrahjes së prodhimit. Largimi i pagesës së TVSH-së për lëndën e parë që prodhohet në Kosovë, rregullimi i sistemit të pagesave ku do të tejkalohen vonesat e shumta, si dhe mbështetja e fushatës Made in Kosova, e cila ka për qëllim kryesor fuqizimin e prodhimeve vendore. Bordi i Klubit të Prodhuesve falënderuan ministren Bajrami për takimin, dhe shprehen gatishmërinë e tyre që bashkëpunimi me Ministrinë e Financave dhe institucionet financiare të thellohet edhe më tej”, thuhet në komunikatë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Melodia Px - Veshje të specializuara për çdo kusht atmosferik

Melodia Px - Veshje të specializuara për çdo kusht atmosferik

Ekonomi
Rritet çmimi i naftës

Rritet çmimi i naftës

Ekonomi
Kalo në kategori