LAJMI I FUNDIT:

​KE: Përparim i paktë në negociatat post Brexit

​KE: Përparim i paktë në negociatat post Brexit

Bisedimet post Brexit kanë bërë përparim të paktë dhe mbeten ende shumë mosmarrëveshje mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, deklaroi sot Komisioni Evropian.

“Bisedimet deri më tani kanë treguar pak përparim”, sqaroi KE.


Të dy palët po negociojnë një marrëveshje pas Brexit për të lehtësuar tregtinë midis dy subjekteve, por me mosmarrëveshje të ashpra në disa zona, skenari “no deal” po bëhet gjithnjë e më shumë i mundshëm.

Pavarësisht nga rezultati i bisedimeve në vazhdim, do të ketë ndryshime të pashmangshme më 1 janar për një sërë çështjesh, për të cilat KE i paralajmëroi bizneset, vendet dhe individët që të përgatiten./atsh