Ziberi: Do t’i japim pension social çdo gruaje që nuk ka realizuar të drejtën për pension pune
Kandidati për kryeministër të Maqedonisë së Veriut nga radhët e BDI-së Naser Ziberi premtoi se çdo gruaje do të marrë pension social, nëse nuk ka realizuar të drejtën për pension pune.
“Gruaja ka kontribuar në mënyrë të barabartë në ndërtimin e shtetit tonë dhe shoqërisë sonë – edhe pse ato mund të ishin mos ishin punësuar asnjëherë zyrtarisht. Këto janë gratë që na rritën, që punuan shumë në shtëpitë tona, në fermat tona dhe në ndërmarrje, por që nuk kanë të drejtë për pension pune. Ato e kanë merituar pensionin e tyre dhe ne duhet të jemi mirënjohës për kontributin e tyre dhe të kompensojmë përpjekjet e tyre gjatë gjithë jetës”, tha Naser Ziberi.
Plani i tij i veprimit për 100 ditët e tij të para si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut parasheh pension social për të gjitha gratë, të cilat kurrë nuk kanë punuar zyrtarisht. Për Ziberin, kjo masë ka prioritetin më të lartë: “Ne mund të shohim vlerën e shoqërisë sonë në mënyrën se si i trajtojmë pleqtë. Është thjesht jo e drejtë që këto gra të mos marrin pension shtetëror, me të gjitha ato që kanë bërë për ne dhe për shoqërinë tonë. Ne duhet ta respektojmë punën e tyre, duhet t’i respektojmë këto gra dhe të jemi mirënjohës.
“Ky pension shoqëror është një nga 25 masat konkrete, të planit të Ziberit me të cilat parashihet që të përmirësohet jeta e të gjithë qytetarëve. “Unë dua një shoqëri, ku çdo familje, çdo qytetar ka të ardhura të sigurta për të siguruar një jetesë të duhur. Dua një shoqëri, në të cilën askush nuk ka mbetur pas. Kjo, jo vetëm që do të sjellë një cilësi më të mirë të jetesës për të gjithë qytetarët, por gjithashtu do të forcojë ekonominë tonë. Të jem Kryeministri i parë shqiptar, për mua nuk është vetëm një simbol i barazisë, por është një mjet për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve”, tha Ziberi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLaporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak