LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Bardhaniq të Gjakovës, një muaj paraburgim për shtetasin e Shqipërisë

Vrasja në Bardhaniq të Gjakovës, një muaj paraburgim për shtetasin e Shqipërisë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit C. I., shqiptar, shtetas i Republikës së Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë dhe dy vepra tjera penale të vrasjes në tentativë.

“Më 07 korrik 2020 rreth orës 03:00, në fshatin Bardhaniq të Gjakovës, në shtëpinë e tani të ndjerit N.M., me dashje për motive ende të pa njohura, me mjet të mprehtë (thikë) ka privuar nga jeta tani të ndjerin N.M. i moshës 60 vjeçare, po ashtu, i pandehuri C. I., i godet me thikë të dëmtuarit D.M. dhe M.M. duke ju shkaktuar lëndime të rënda trupore në pjesë të ndryshme të trupit e më pas me shpejtësi largohet nga vendi i ngjarjes.

Një i vdekur e dy të plagosur në Bardhaniq të Gjakovës
Lexo po ashtu Një i vdekur e dy të plagosur në Bardhaniq të Gjakovës

Me këto veprime i pandehuri C. I., dyshohet të ketë kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe dy vepra tjera penale “Vrasja” të ngelura në tentativë, vepra këto të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njodtimin e Gjykatës.


Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Shaqir Zika pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori