LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Arsyetimet për mospagesën e pjesës së dytë nga Pakoja Emergjente janë të paqëndrueshme

Nagavci: Arsyetimet për mospagesën e pjesës së dytë nga Pakoja Emergjente janë të paqëndrueshme
Arbërie Nagavci nga LVV në një intervistë për Telegrafi.com/Foto: Ridvan Slivova

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka adresuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë lidhur me mospagesën e pjesë së dytë nga Pakoja Emergjente.

Përmes një shkrimi në Facebook, Nagavci thotë se, arsyetimet për mospagesë janë të paqëndrueshme.

“Arsyetimet që po bëhen se nuk ka buxhet për të bërë pagesat e dyta për punëtorët, janë të paqëndrueshme. Këto arsyetime vetëm se shpërfaqin paaftësinë dhe mungesën e vullnetit të kësaj qeverie jolegjitime. Pagesat e dyta mund të bëheshin edhe pa rishikim të buxhetit, duke bërë transfere deri në 25 për qind ndërmjet kodeve buxhetore. Mjafton të kufizoheshin shpenzimet në asfalt, për të ndihmuar punëtorët, qytetarët dhe bizneset, në sfidën më të madhe që kanë si pasojë e COVID-19”, shkruan Nagavci, përcjell Telegrafi.


Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami kishte thënë se, nuk ka buxhet për të bërë pagesat e dyta për punëtorët nga Pakoja Emergjente.

Murati: Pagesat e dyta të Pakos Emergjente mund të bëhen edhe pa rishikim të buxhetit
Lexo po ashtu Murati: Pagesat e dyta të Pakos Emergjente mund të bëhen edhe pa rishikim të buxhetit

Kujtojmë se, me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transferëve ishte miratuar Pakoja Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.65 milionë euro, për t’i ndihmuar bizneset dhe individët që ta tejkalojnë krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19. /Telegrafi/