Shtabi i Krizës së katër komunave në veri të Kosovës sonte ka marr vendim për karantinimin e katër komunave dhe vendosjen e ndalimit të lëvizjes nga 21:00 deri në 5 të mëngjesit, në javën e ardhshme.
Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakiq në emër të anëtarëve të Shtabit të Krizës në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.
Siç transmeton portali serb KoSSev masat u morën për shkak të, siç thuhet, situatës së përkeqësuar të epidemiologjisë dhe numrit të shtuar të rasteve të infeksionit coronavirus.
Para marrjes së këtij vendimi, për gjendjen epidemiologjike në veri të Kosovës kishte folur presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka paralajmëruar aplikimin e orës policore në Serbi nga e premtja deri të hënën dhe ndërmarrjen e masave edhe në veri të Kosovës, transmeton Telegrafi.
“Situata në veri të ‘Kosovës dhe Metohisë’ është më e vështirë sesa ishte dhe ata do të ndërmarrin masa kufizuese në përputhje me vendimet e qeverisë serbe”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq në fjalimin e tij në fillim të mbrëmjes së sotme, duke theksuar se në veri janë regjistruar edhe 53 raste të infektimit me COVID-19.
Në të njëjtën kohë, u takuan shtabet e krizës në veri, dhe pas konferencës për shtyp të Vuçiqit, ata dhanë detajet e vendimit.
“Nga sot, gjatë javës së ardhshme nga ora 21:00 deri në 05:00 ndalohet lëvizja e të gjithë personave, përveç personave që janë përgjegjës për luftimin e pandemisë dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në vendimin e Shtabit të Krizës, deklaroi Rakiq.
Sipas këtij vendimi, ndalohet hyrja dhe largimi nga territori i katër komunave në veri, përveç personave me leje speciale.
Gjithashtu u njoftua se institucionet publike në veri të Kosovës do të zvogëlojnë numrin e punëtorëve në minimum.
Masat e reja pas përfundimit të periudhës shtatë-ditore do të miratohen në përputhje me rezultatet për numrin e personave të infektuar me coronavirus.
Vendimi i katër komunave serbe për aplikimin e kufizimit të lëvizjes vjen, tri ditë pasi Qeveria e Kosovës nxori vendim për masat e reja kufizuese për mbrojtje nga COVID-19, sipas të cilit vendim kufizohet lëvizja në katër komuna, Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Vushtrri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje