LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla falënderon Norvegjinë për ndihmat rreth menaxhimit me COVID-19

Haradinaj-Stublla falënderon Norvegjinë për ndihmat rreth menaxhimit me COVID-19

Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj – Stublla sot zhvilloi një video-konferencë me ambasadorin norvegjez në Prishtinë Jens Erik Grondahl.

Haradinaj – Stublla e falënderoi Ambasadorin Grondahl për ndihmën me ventilatorë që Norvegjia i ka dhënë Kosovës, si dhe ndihmat tjera për menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19.


“Me mirënjohje e falënderim për të gjithë përkrahjen e Norvegjisë ndaj Kosovës, e rikonfirmova nevojën për thellimin e bashkëpunimit tonë bilateral, duke çuar përpara agjendat tona ekonomike e politike”, tha Haradinaj-Stublla. /Telegrafi/