LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Ministria e Drejtësisë do të ofrojë të gjitha kapacitetet për hartimin e legjislacionit sekondar për Policinë e Prishtinës

Selimi: Ministria e Drejtësisë do të ofrojë të gjitha kapacitetet për hartimin e legjislacionit sekondar për Policinë e Prishtinës

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka vizituar Komunën e Prishtinës, me ç‘rast është takuar me kryetarin, Shpend Ahmeti, ndërsa tha se MD do të ofrojë të gjitha kapacitetet për hartimin e legjislacionit sekondar për Policinë e Prishtinës.

Selimi tha se së bashku me kryetarin Ahmeti, kanë diskutuar për një serë iniciativash që ka ndërmarrë Ministria e Drejtësisë e të cilat ndërlidhen edhe me Komunën e Prishtinës.

Një ndër iniciativat sipas ministrit Selimi, është krijimin i Gjykatës Komerciale, që sipas tij do të ndikojë në çështjet civile që kanë të bëjnë edhe me pronat.


“E njoftova kryetarin Ahmeti që ne tashmë jemi në përfundim të punës për Gjykatën Komerciale e cila do të jetë përfundimtare deri në shtator-tetor. E dimë që Prishtina është nikoqire e gjykatave më të mëdha dhe me më së shumti punë dhe kjo mund të ketë implikime në punën komunale”, deklaroi ministri Selimi.

Ai tha se Ministria e Drejtësisë, do të ofrojë të gjitha kapacitetet për zhvillimin e legjislacionit sekondar, i cili do të ndihmojë në implementimin e Ligjit për Prishtinën.

“Disa prej çështjeve të legjislacionit sekondar lidhen edhe me Ministrinë e Drejtësisë dhe ne së bashku me MPB dhe Komunën e Prishtinës duhet ta bëjmë një koordinim për ta zhvilluar atë legjislacion sekondar. Legjislacion sekondar ka të bëjë kryesisht me krijimin e policisë së komunës që do të ndikonte në rritjen e efektivitetit kryesisht me mbrojtjen e qytetarëve dhe çështjen e pronave”, tha ministri.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se së bashku me ministrin Selimi kanë diskutuar për planet dhe qëllimet e Ministrisë së Drejtësisë në veçanti për ato që ndërlidhen me Komunën e Prishtinës.

“Ka qenë një kërkesë e imja për takim, për të marrë ndihmën e Ministrisë së Drejtësisë dhe së bashku me MPB-në që të përpilojmë legjislacionin sekondar për Policinë e Prishtinës e cila ka dal si obligim nga Ligji për Prishtinën”, deklaroi kryetari Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori