Gjatë vizitës së parë zyrtare në Tiranë të Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, në takimin me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, z. Hoti i paraqiti disa kërkesa z. Rama, për të cilat fatkeqësisht nuk mori asnjë përgjigje pohuese. Si rëndom në takimet paraardhëse të këtij lloji/niveli/formati, takimi Hoti-Rama u mbyll duke vendosur për qokën e radhës, mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri, që u la për në vjeshtë, në Shkodër. Natyrisht, kur e përcjell një lajm të tillë, mendimi i parë që të vjen në mendje është se a u realizuan ato që u diskutuan, u dakordësuan, u premtuan dhe a u trumbetuan me shumë pompozitet në pesë takimet paraardhëse ndërmjet dy qeverive (takimi i Shkodrës do të jetë i gjashti), ndërkohë që edhe u nënshkruan protokolle/marrëveshje bashkëpunimi?
Nuk është aspak e vështirë për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, pasi konstatohet lehtësisht se, pavarësisht këtyre takimeve “shumë patriotike”, me puthje, përqafime “vëllazërore” apo bashkëfirmosje flamujsh kombëtarë, në marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë nuk ka lëvizur apo ndryshuar asgjë. Aq më keq që gjatë pandemisë provuam edhe tre muaj të një izolimi total Shqipëri-Kosovë (me përjashtim të hyrje-daljeve klandestine të Hashim Thaçit), izolim që edhe mund të ishte shmangur, pasi dëmtoi shumë rëndë bizneset, shkëmbimet dhe punësimet e ndërsjella Shqipëri-Kosovë.
Gjatë karrierës sime jam marrë shume me takime pune zyrtare bilaterale apo multilaterale, dhe, siç dihet, gjëja e parë që verifikohet para çdo takimi të radhës është bërja e një bilanci nga takimi paraardhës dhe, nëse nuk ka lëvizur asgjë nga takimi paraardhës, atëherë përse do ta bësh takimin pasardhës?! Përse do të shpenzohet kohë, para, burime njerëzore, infrastrukturë, logjistikë, vëmendjen e medias apo emocionet njerëzve, kur s’ke asgjë për të thënë pasi s’ke bërë asgjë?!
Por, nuk është kjo logjika, as stili i punës së Edi Ramës, pasi ai ka implementuar prej 22 vitesh në pushtet modelin e fasadave, që bazohet në propagandë dhe demagogji pa asnjëlloj skrupulli apo limiti, duke i tejlodhur njerëzit deri në rraskapitje.
Kjo u pa shumë qartë edhe gjatë fatkeqësisë së tërmetit apo pandemisë, pasoja të cilat shqiptarët po i vuajnë çdo ditë, pasi propaganda ishte në qiell, ndërkohë që output/rezultati ishte zero. Ky model propagandistik njihet tashmë nga çdo shqiptar apo i huaj, pasi i ka dalë boja keq dhe është i zhvleftësuar.
Fatkeqësia është se në këtë vorbull kanë rënë tashmë një e nga një edhe kryeministrat e Kosovës dhe qeveritë e tyre, dhe kjo nuk duket as e arsyeshme dhe as normale. Kryeministri aktual i Kosovës vjen nga bota akademike, dhe profesor Hoti e din shumë mirë se për një student që të bombardon me fjalë dhe propagandë boshe, ndërkohë që flet për gjithçka, por vetëm për lëndën jo, pasi nuk din asgjë, aq më tepër kur sheh se edhe outputin/rezultatin final të provimit e ka zero (pasi s’ka bërë asgjë, e ka dorëzuar fletoren e bardhë), vlerësimi automatikisht është nota 5. Z. Hoti i kërkoi hekurudhë, një kërkesë më se normale, e drejtë dhe e përsëritur, por “mori përgjigje për ‘La Manshin’!”.
I kërkoi me të drejtë hidrocentral dhe “mori përgjigje për Ujëvarën e Niagarës”, i kërkoi terminal doganor në Durrës dhe “mori përgjigje për terminalin doganor të Bllacës”, i kërkoi heqjen e tarifës së Rrugës së Kombit dhe “mori përgjigje për koncesionin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Nga të gjitha marrëveshjet e deritanishme ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës nuk është bërë asgjë, rezultati është zero. Po e nis shkurt me arsimin, meqenëse edhe ministrja e Arsimit vjen nga Kosova, ku përveç hartës në librat e historisë ku Kosova është akoma pjesë e Serbisë, nuk është bërë asgjë, as unifikimi i Abetares, i teksteve shkollore apo njohja reciproke e diplomave.
Po vazhdoj me diplomacinë ku përsëri ministri vjen nga Kosova: diplomacia shqiptare ka dështuar totalisht në ndaljen sadopak të agresionit të diplomacisë serbe në çnjohjet ekzistuese të Kosovës, në frenimin e njohjeve të reja dhe në anëtarësimin e Kosovës në institucionet/organizatat ndërkombëtare. Gjithsesi, kjo do të ishte gjysma e së keqes nëse diplomacia shqiptare nuk është bërë palë, që pas ikjes së ministrit Bushati me diplomacinë serbe në “ndarjen e Kosovës” nëpërmjet “shkëmbimit të territoreve” apo “ndarjes së kufijve”.
Asgjë s’është bërë në kulturë, në art apo në sport. Asgjë s’është bërë për të lehtësuar dhe promovuar shkëmbimet tregtare, që do nxisnin shumë prodhimin vendës, respektivisht në Shqipëri dhe Kosovë. Asgjë s’është bërë për unifikimin e sistemin doganor, me qëllim që kamionët me mallra të mos presin në të dyja anët e kufirit me ditë të tëra si në kohën e ish-Jugosllavisë.
Asgjë s’është bërë për lëvizjen e lirë të qytetarëve në të dyja anët e kufirit, me qëllim që qytetarët të mos presin me orë të tëra, sikur po kalojnë “klonin” si në kohën e diktaturës. Konkretisht, mua, që të shkoj në Tropojë, më duhet të kaloj 4 kontrolle kufitare Shqipëri-Kosovë-Shqipëri-Kosovë-Shqipëri. Asgjë s’është bërë në fushën e shëndetësisë. Mund ta vazhdojmë gjatë këtë analizë me sektorë apo fusha të tjera, por duket fare qartë që bilanci i këtyre takimeve ndërmjet dy qeverive është zero.
Po, është bërë diçka, është vendosur tarifa e Rrugës së Kombit dhe “kjo ka qenë arritja më e madhe dhe e vetme e takimeve ndërmjet dy qeverive”. Atëherë, përse bëhen këto takime, kujt i vlejnë, kujt i shërbejnë, pasi as për patriotizëm nuk shiten dot më, se i doli boja keq nëpërmjet skenarëve antishqiptarë për “shkëmbime territoresh”, “ndryshime kufijsh”, apo “minishengenash” me Serbinë.
Mirë do të ishte që këto takime me output zero t’u përkisnin arkivave, për sa kohë që nuk është realizuar asgjë nga ato që janë firmosur, të realizohen njëherë ato që janë premtuar dhe pastaj të vazhdohet me takimet e radhës. Shqipëria dhe Kosova nuk kanë fare nevojë për “puthje vëllazërore” për “patriotizëm fals të shtirur” dhe me rezultat zero, por për veprime dhe arritje konkrete dhe me afate për të shkuar drejt bashkimit kombëtar, por me sa duket bashkimi do t’i përkasë gjeneratës tjetër të politikanëve dhe jo këtyre që shpeshherë më shumë na kujtojnë sloganin e Titos të “bashkim-vëllazërimit” me sllavët, sesa “bashkim-vëllazërimin” ndërmjet vetes, ndërmjet ne shqiptarëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë