Ka përfunduar java e 28-të në elitën e futbollit kosovar, ku fitore kanë marrë skuadrat që po luftojnë për titullin e kampionit.
Lideri Drita ka kaluar me lehtësi pengesën e quajtur Llapi, pasi e ka mposhtur në udhëtim me rezultat të thellë 4-0.
Gjilani ka triumfuar 0-2 te Feronikeli për të mbetur në garë për titull, ndërsa Ballkani ishte i pamëshirshëm për Dukagjinin duke triumfuar 1-5 në udhëtim.
Prishtina ka vuajtur më shumë nga skuadrat që po luftojnë për titull, pasi ka fituar në frymën e fundit ndaj Drenicës 1-0.
Fitore të rëndësishme ka marrë edhe Trepça ’89 në udhëtim te Ferizaj 2-5, ndërsa befasia e javës ndodhi në Vushtrri, ku vushtrriasit e rënë tashmë nga elita ndalën në barazim 2-2 Flamurtarin.
Si gjithnjë, Telegrafi edhe këtë xhiro ka zgjedhur formacionin e javës.
Portieri
Shkëlzen Ruçi u rikthye në formacionin bazë të Gjilanit pas një kohe të gjatë dhe shkëlqeu ndaj Feronikelit.
Portieri shqiptar bëri disa intervenime shumë të mira duke ruajtur portën e paprekur në një fitore shumë të madhe të skuadrës së tij.
Mbrojtja
Kësaj radhe vjen me tre, pasi në repartet tjera shkëlqyer më shumë lojtarët ofensivë.
Ardian Limani ishte fantastik në duelin ndaj Llapit duke ndalur sulmuesit e rrezikshëm të vendasve. Kapiteni i bardhekaltërve arriti disa herë ta neutralizojë lojtarin më të rrezikshëm të Llapit, Valmir Veliu dhe me plot meritë ndodhet në formacionin e javës.
Tun Bardhoku luajti për herë të parë në qendër të mbrojtjes te Prishtina dhe ka bërë një ndeshje të madhe. Përveç punës së mirë në repartin defensivë, gjakovari ishte edhe asistues në golin e fitore duke bërë një harkim maestral për Januzin.
Armend Halili gjithashtu ka bërë një ndeshje të madhe me Feronikelin. Mbrojtësi i talentuar dita e ditës po bëhet i rëndësishëm te Gjilani dhe në takim me Niklin tregoi potencialin që ka.
Mesfusha
Muhamed Useini u inkuadrua në lojë për Gjilanin në momentet më të rëndësishme. Mesfushori luajti 30 minutat e fundit duke stabilizuar lojën e skuadrës së Mezanit, por edhe duke shënuar golin e qetësisë.
Trepça ’89 ka marrë një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në udhëtim te Ferizaj 2-5 duke mbetur në garë për mbijetesë. Pa dyshim lojtari kryesor i ‘Minatorëve’ në këtë takim ishte mesfushori i talentuar Lassine Traore që përveç lojës fantastike në mesfushë kontribuoi edhe me një asistim.
Në krahun tjetër të mesfushës është talenti i Ballkanit, Ermal Krasniqi që ishte ndër më meritorët për triumfin e ‘Xehbrailave’. Krasniqi shënoi një gol dhe bëri një asistim në fitoren 1-5 të Ballkanit.
Nga skuadra e Ismet Munishit në formacionin e javës zë vend edhe Blend Baftiu që shkëlqeu me het-trik në këtë takim dhe zë vend në formacionin më të mirë të xhiros.
Sulmi
Xhevdet Shabani ka qenë fantastik në fitoren e Dritës 0-4 në udhëtim. Ylli i gjilanasve shënoi golin e parë edhe pse ai iu shkrua si autogol Mërgim Pefqelit që devijoi topin. Shabani ishte i pandalshëm në krahun e djathtë të sulmit dhe në momentet kryesore të kampionatit ai është rikthyer në top formë.
Në qendër të sulmit është Ahmed Januzi që edhe njëherë u tregua hero për Prishtinën. Vushtrriasi tregoi edhe njëherë se ka përvojë të gjatë duke shënuar një gol vendimtar në minutën e 94-të për t’i dhënë tri pikë të arta Prishtinës.
Vend në formacionin më të mirë të javës ka zënë edhe talenti vushtrrias Drilon Fazliu. Sulmuesi i talentuar ishte më i miri në fushë ndaj Flamurtarit duke shënuar golin e parë dhe duke organizuar aksionin e golit të dytë.
Trajneri i javës:
Kur të gjithë po prisnin ndalesën e Dritës në Podujevë përballë Llapit, gjilanasit u shfaqën edhe më të fortë në këtë takim duke marrë fitoren e shtatë radhazi.
Padyshim që më meritori për këtë sukses të Dritës është trajneri Ardian Nuhiu që po tregon se ka një të ardhme të madhe në këtë profesion.
Shkupjani kishte përgatitur mjaftë mirë skuadrën e Dritës e cila gjatë gjithë ndeshjes ishte dominuese ndaj një skuadre të fortë si ajo e Llapit.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale” – Xhaka flet pas fitores së madhe
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës – shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale
Vlerësimi për Berat Gjimshitin dhe të tjerët, Marsille 1-1 Atalanta
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe