LAJMI I FUNDIT:

Phil Foden: 13 gjërat që ndoshta nuk i keni ditur për talentin që vlerësohet shumë nga anglezët

Phil Foden po vazhdon të shkëlqejë te Manchester City qysh kur u rikthye futbolli në Ligën Premier që ishte ndërprerë nga coronavirusi në mesin e muajit mars.

Lojtari 20-vjeçar ka shënuar katër gola në tri ndeshjet e zhvilluara, përfshirë këtu golin e tretë te City në fitoren 4-0 ndaj Liverpoolit në javën e kaluar.


Foden, që luajti për më shumë se 90 minuta, ishte vlerësua shumë lartë nga Pep Guardiola për kontributin e tij.

“Nuk dua të them shumë gjëra, por Gareth Southgate e ka në duart e tij një talent të pabesueshëm”, kishte thënë spanjolli pas ndeshjes.

Me këtë elozhe të Guardiola, më poshtë mund t’i shikoni 13 gjërat që ndoshta nuk i keni ditur për Foden.

Nuk mjaftohet asnjëherë nga futbolli dhe vazhdon të luajë edhe në rrugë.

Pep Guardiola e vlerëson si lojtarin më të talentuar që ka parë ndonjëherë.

Ai i ka blerë familjes së tij një vilë që kushtoi mbi dy milionë euro si 18-vjeçar.

Foden është bërë baba si 18-vjeçar.

Anglezi ka qenë tifoz i Cityt që kur ishte i vogël.

Por, babai i tij është një tifoz i flakët i Manchester United.

Nofka e tij është “Ronnie”.

Ai është i njohur po ashtu me “The Baby Shark” dhe “The Stockport Iniesta”.

Foden është adhurues i madh i peshkimit.

Ai mban rekordin në librin “Guinnes” ku fitoi Ligën Premier si 17-vjeçar e 350 ditë në sezonin 2017/18.

p1eca4mven10cukeg17n61ac3ndce.jpg

Anglezi mban po ashtu edhe dy rekorde të Ligës së Kampionëve – startoi si 17-vjeçar në humbjen 2-1 ndaj Shakhtar Donetskut dhe po ashtu si anglezi i parë më i ri që luan në nivele të larta, rekord ky që mbahej nga ish-talenti i Chelseat, Josh McEachran.

p1eca4o04lac719fg1rip1iktj7kg.jpg

Foden ishte shpallur si lojtari më i mirë në Kupën e Botës për grupmoshat U-17.

Ishte shpallur si personaliteti i vitit nga BBC Sport. /Telegrafi/

p1eca4q5dg1di12auiiltr7hrii.jpg

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori