Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, pas propozim aktakuzës nga prokurori i Dhomave të Specializuara ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vlerësuar se Qeveria duhet të pezullojë bisedimet me Serbinë për një kohë tjetër.
KMDLNj thotë se “kryeministri Hoti duhet të lirohet nga entuziasti i çastit dhe duhet të përballet me realitetin që nënkupton se asgjë nuk mund të bëjë pa opozitën”.
“Kryeministri Hoti, duke u thirrur në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, mund të ketë edhe të drejtë , mirëpo , për shkak të rrethanave të imponuara, kryesisht për shkaqe politike, Kosova duhet të pezullojë bisedimet me Serbinë , deri në një kohë tjetër përkundër insistimit të Francës dhe Gjermanisë, në emër të BE-së e cila , së paku deri më tani është treguar e padrejtë ndaj qytetarëve të Kosovës duke ua pamundësuar lirinë e lëvizjes. Kosova aktualisht po përballet me probleme shumë më të rëndësishme se që kanë bisedimet me një shtet armiqësorë siç është Serbia ; lufta kundër pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 dhe varfërimi i skajshëm i pjesës dërrmuese të qytetarëve të saj. Qeveria aktuale ka mungesë të madhe të kapacitetit negociues sikur që është shumë e brishtë, për shkak të numrave dhe përbërjes në aspektin e qëndrueshmërisë prandaj nuk e bënë aspak tē besueshme në procesin negociues aq më parë që po përballet me probleme të mëdha në menaxhimin e pandemisë ku situata vetëm ka përshkallëzuar”, thuhet në njoftimin e KMDLNJ-së.
Reagim i KMDLNj – së:
BISEDIMET ME SERBINË DUHET TË PEZULLOHEN PËR NJË KOHË TJETËR!
Pas bërjes publike së propozim aktakuzës, pa konfirmim nga gjykatësi i procedurës paraprake e që paraqet shkelje të rëndë të procedurës dhe pa asnjë dyshim shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish kryetarit të Kuvendit si dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli, në Kosovë u krijua një gjendje e re që rrënjësisht i ndryshon prioritetet. Duket qartazi se dikush nga ata që janë vendimmarrës në aspektin global nuk ka qenë i interesuar që të vazhdojnë bisedimet në përbërjen e mëparshme. Goditja nga Gjykata Speciale kishte një porosi dhe qëllim shumë politik dhe fare pak juridik ; imponimi i vazhdimit të bisedimeve për Kosovën në kushte krejtësisht të pabarabarta dhe favorizimi i Serbisë kur ajo ka ekip përfaqësues të nivelit më të lartë e që Kosova nuk e ka. U bë mirë që kryeministri Hoti nuk shkojë në Washington, do të bënte edhe më mirë të mos shkonte as në Paris sepse, me një ekip të cunguar negociues, nuk do të kishte as kredibilitet dhe as të drejtë , jo që të merr ndonjë vendim të madh por as edhe të bisedojë për vendime të ” mëdha “.
Kryeministri Hoti, duke u thirrur në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, mund të ketë edhe të drejtë, mirëpo, për shkak të rrethanave të imponuara, kryesisht për shkaqe politike, Kosova duhet të pezullojë bisedimet me Serbinë , deri në një kohë tjetër përkundër insistimit të Francës dhe Gjermanisë, në emër të BE-së e cila , së paku deri më tani është treguar e padrejtë ndaj qytetarëve të Kosovës duke ua pamundësuar lirinë e lëvizjes. Kosova aktualisht po përballet me probleme shumë më të rëndësishme se që kanë bisedimet me një shtet armiqësorë siç është Serbia; lufta kundër pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 dhe varfërimi i skajshëm i pjesës dërrmuese të qytetarëve të saj. Qeveria aktuale ka mungesë të madhe të kapacitetit negociues sikur që është shumë e brishtë, për shkak të numrave dhe përbërjes në aspektin e qëndrueshmërisë prandaj nuk e bënë aspak të besueshme në procesin negociues aq më parë që po përballet me probleme të mëdha në menaxhimin e pandemisë ku situata vetëm ka përshkallëzuar.
Nëse nuk sigurohet një qeveri me përfaqësim të gjerë ku opozita do ta kishte vendin e merituar në përputhje me fuqinë e votës, atëherë duhet të mendohet seriozisht për zgjedhje të reja. Kjo qeveri, me këtë forcë të votës që nuk e ka, as nuk duhet të bisedojë e lëre më të marrë vendime për një marrëveshje të madhe me Serbinë kur Kosova, falë rrethanave të imponuara është në një defansivë të plotë. Kryeministri Hoti duhet të lirohet nga entuziasti i çastit dhe duhet të përballet me realitetin që nënkupton se asgjë nuk mund të bëjë pa opozitën.
Për momentin bisedimet nuk paraqesin asnjë prioritet apo interes për Kosovën sepse qytetarët e saj po përballen me shkeljen e të drejtes elementare të njeriut; e drejta për jetë e cila përbën themelin mbi të cilin ndërtohen të gjitha të drejtat tjera”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A