LAJMI I FUNDIT:

Prejardhja e coronavirusit, Kina “drejton gishtin” kah Spanja

Prejardhja e coronavirusit, Kina “drejton gishtin” kah Spanja

Zyrtarë dhe ekspertë kinezë kanë këmbëngulur që çdo hetim mbi origjinën e pandemisë së coronavirusit nuk duhet të kufizohet në Kinë, duke treguar Spanjën si një burim alternativ.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, deklaratat duket se janë një përpjekje për të zbutur pritjet përpara një “misioni të kontrollit” të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vend javën e ardhshme, e cila synon të krijojë një platformë për të gjurmuar shfaqjen e Sars-Cov-2.

“Njohja e burimit të virusit është shumë, shumë e rëndësishme”, tha Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, ndërsa njoftoi udhëtimin të hënën. “Ne mund ta luftojmë virusin më mirë kur dimë gjithçka rreth virusit, përfshirë mënyrën se si filloi ai”.


Por siç raportojnë mediat e huaja, Kina ka marrë një qëndrim mbrojtës si përgjigje.

“Nuk ka rëndësi se me cilin vend fillon puna për identifikimin shkencor, për sa kohë që përfshin të gjitha vendet e lidhura dhe zhvillohet me korrektësi”, ka thënë Zeng Guang, shefi epidemiolog për Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, për Global Times.

Ndërkohë Wang Guangfa, një nga këshilltarët kryesorë të qeverisë për shëndetësinë, gjithashtu i tha gazetës se OBSH duhet të shkonte në Spanjë.

Ai iu referua studiuesve në Barcelonë të cilët thanë se zbuluan praninë e COVID-19 në një mostër të ujërave të zeza në vend në mars të vitit të kaluar, nëntë muaj para se shpërthimi të raportohej për herë të parë në Wuhan, Kina qendrore.

Por ka një konsensus midis ekspertëve që një kuptim më i qartë se nga erdhi virusi është thelbësor për të shmangur shpërthimet në të ardhmen.

Ekipi i OBSH do të ketë një ekspert të shëndetit të kafshëve dhe një epidemiolog që do të udhëtojnë në Kinë për të “vendosur një mision ndërkombëtar” për të eksploruar origjinën e Sars-Cov-2.

“Bërja e shkencës për këtë është e vështirë, është e shtrenjtë, kërkon shumë kohë”, ka thënë Dr. Peter Daszak, presidenti i EcoHealth Alliance.

“Por ja vlen ta bësh sepse atëherë mund të bësh në të vërtetë vendime inteligjente që do të shpëtojnë jetë në të ardhmen … dhe të parandalosh një pandemi tjetër”.

Por ai shtoi se ekzistojnë disa shqetësime se gjurmimi i virusit do të bëhet më i vështirë pasi çështja është e politizuar.

Kjo pasi Kina po bëhet gjithnjë e më armiqësore mes kritikave në rritje nga vendet e tjera, përfshirë SHBA-në dhe Australinë ndërsa teoritë e konspiracionit janë të shumta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Shkoi në aheng me granatë, e njëjta shpërthen dhe lë të vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë në Kroaci

Shkoi në aheng me granatë, e njëjta shpërthen dhe lë të vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë në Kroaci

Kroacia
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë

Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë

Botë
Kalo në kategori