Për nder të përvjetorit të 244-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe kompania Al-Trade Center mbollën një pemë tek lapidari i Beau Biden, djalit të ish Zëvendëspresidentit Amerikan të shtetit, Joe Biden.
Drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane Arian Zeka theksoi se liria dhe pavarësia e Kosovës është e lidhur ngushtë me miqësinë e qëndrueshme me SHBA-të.
“Nuk ka mënyrë më të mirë për të shënuar përvjetorin e 244-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës se sa duke sjellë në kujtesë ata që kanë kontribuar për fuqizimin e shtetit të Kosovës dhe sektorit të sundimit të ligjit, siç është rasti me Beau Biden,” tha Zeka.
Ai falënderoi kompaninë Al-Trade Center për iniciativën dhe kontributin.
Zëvendës menaxheri i përgjithshëm i kompanisë Al-Trade Center, Argtim Çelaj, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë rrënja e lirisë së Kosovës, andaj në këtë bashkë iniciativë me Odën Amerikane kanë vendosur që pemën e mbjellur ta emërtojnë “Pema e Lirisë”. Sipas Çelajt, është nder i veçantë për Al-Trade Center të investojë në aktivitete të tilla.
Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale ka njoftuar se nga viti i ardhshëm ky monument do të kalojë nën përkujdesjen e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City