LAJMI I FUNDIT:

Merr fund ‘sherri’ mes Ledri Vulës dhe Shaolin Gang, sqarohen reperët

Merr fund ‘sherri’ mes Ledri Vulës dhe Shaolin Gang, sqarohen reperët

Një debat i dikurshëm virtual u rikthye sërish në qendër të vëmendjes pak javë më parë, kur DJ Blunt u lajmërua publikisht në rrjetet sociale me një “diss” për Ledri Vulën.

Ky i fundit, i ftuar në emisionin “NIN” ka folur rreth këtij debati, duke thënë se nuk ka konflikt me Blunt dhe Real, që tashmë njihen me emrin artistik ShaolinGang.


“Unë nuk kam ‘beef’ me Bluntin dhe Zhitën (Real 1), bile përkundrazi i kam shumë simpatik dytë”, tha Ledri i pyetur se kur do të përfundojë ky debat mes tyre.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkosë, pas kësaj deklarate kanë reaguar vet Real 1, i cili ka publikuar një video në llogarinë zyrtare të ShaolinGang në InstaStory, ku ka sqaruar se konfikti mes dy palëve tashmë është i mbaruar.

“Mas kësaj interviste që ke folë në Klan, ‘beef’-i u kry babo, më nuk kemi send. Qysh kena dalë edhe të kena sha publikisht, edhe tash po dal edhe po të them ka përfundu, u kry babo”, ka thënë Real 1 në InstaStory.

Ledri dhe DJ Blunt e Real 1 dikur kanë qenë shumë miq të mirë mes vete dhe kanë realizuar edhe një bashkëpunim shumë të suksesshëm në vitin 2014, të titulluar “Nëse m’don ti”. /Telegrafi/