LAJMI I FUNDIT:

Messi mund të bëjë një kthim shokues te klubi i fëmijërisë Newell’s Old Boys

Messi mund të bëjë një kthim shokues te klubi i fëmijërisë Newell’s Old Boys

Nënkryetari i Newell’s Old Boys, Cristian D’Amico ka folur për një rikthim të mundshëm të Lionel Messit te klubi argjentinas. 

33-vjeçari ka mbizotëruar futbollin me Barcelonën gjatë dekadës së fundit dhe është bërë një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.


Ai pritet të nënshkruajë një kontratë të re me klubin e La Ligës, por drejtuesi i Newell’s Old Boys, Cristian D’Amico ka deklaruar se ‘shpreson’ se Messi do të bëjë një rikthim emocional në klubin e tij të fëmijërisë para se të tërhiqet.

Messi afër vazhdimin të kontratës me Barcelonën
Lexo po ashtu Messi afër vazhdimin të kontratës me Barcelonën

“Nuk e di nëse është e pamundur”, ka thënë fillimisht D’Amico për TNT Sports.

“Është një vendim i marrë ekskluzivisht nga ai dhe familja e tij. Ne duhet të kemi kontekstin më të mirë të mundshëm për të ndihmuar në marrjen e një vendimi”.

“Kur Diego Maradona erdhi në Newell’s, askush nuk mendoi se ai do të vinte. Unë shpresoj të bëj diçka të ngjashme me Leon”.

Messi luajti për klubin argjentinas si një fëmijë i vogël para se të rrëmbehej nga Barça në moshën 14 vjeçare në vitin 2000.

Messi dhe Ronaldo zbulojnë emrat e kundërshtarëve më të fortë me të cilët janë përballur
Lexo po ashtu Messi dhe Ronaldo zbulojnë emrat e kundërshtarëve më të fortë me të cilët janë përballur

“Natyrisht, kjo nuk është sikur të shitesh cigare. Kjo është një temë e vështirë..”.

“Cili tifozi i Newell’s nuk do të ëndërronte të shihte lojtarin më të mirë në botë me fanellën e ekipit të tyre? Koha mund të lejojë gjëra të tilla, duhet të jesh i qetë”, përfundoi drejtuesi i klubit argjentinas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Premier League
Kalo në kategori