LAJMI I FUNDIT:

Një fëmijë dhe një i rritur në gjendje të rënduar në QKUK, u goditën nga veturat

Një fëmijë dhe një i rritur në gjendje të rënduar në QKUK, u goditën nga veturat
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndara gjatë 24-orëve të fundit, dy persona kanë përfunduar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe janë në gjendje të rëndë, pasi janë goditur nga vetura.

Njëri nga të lënduarit është një fëmijë, i cili sipas mjekëve është në gjendje të rëndë.


Rastet kanë ndodhur gjatë të hënës, njëri në rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë, ndërsa rasti tjetër në fshatin Tërnavë të Podujevës.

Policia në raportin ditor ka bërë të ditur se për këto raste janë arrestuar dy persona.

Detaje nga raporti i Policisë së Kosovës:

Rr. Bill Klinton, Prishtinë 30.06.2020-11:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia në vendkalim për këmbësor ka goditur viktimën mashkull kosovar i cili ka pësuar shkaktuar lëndime trupore. Viktima është duke u trajtuar në QKUK, sipas mjekëve gjendja e tij është e rënduar. Në konsultim me prokurorin, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Fsh. Tërnavë, Podujevë  30.06.2020-19:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën në rrugë lokale, dyshohet nga pakujdesia ka goditur me veturë  një  fëmijë , e cila ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim në QKUK, sipas mjekëve gjendja e saj është e rëndë . Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori