LAJMI I FUNDIT:

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Prishtinë shkon në 508

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Prishtinë shkon në 508

Prishtina vazhdon të shënojë rekorde të reja sa i përket numrit të rasteve të prekura me coronavirus.

Sonte IKSHPK-ja njoftoi se në Komunën e Prishtinës janë regjistruar edhe 40 raste të reja.

Drejtori i Shëndetësisë Bujar Gashi thotë për RTV Dukagjinin se më këto 40 infektime numri i rasteve aktive shkon në 508, ndërsa sipas tij 10 persona sot kanë rezultuar të shëruar, përcjell Telegrafi.


Duke folur për rastet e sotme Gashi thotë se 34 prej tyre janë diagnostifikuar direkt në Klinikën Infektive apo klinikat tjera të QKUK-së ndërsa 6 prej tyre janë rezultat i mostrave të dërguara nga Qendra e Mjekësisë Familjare.

Gashi thotë se disa QMF  tashmë janë duke punuar vetëm në orarin e paradites për shkak se një pjesë e personelit mjekësorë në Komunën e Prishtinës janë në vet izolim apo të infektuar me coronavirus./Telegrafi/