LAJMI I FUNDIT:

Katër të arrestuar në Deçan për rrahje, vazhduan përleshjen edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare

Katër të arrestuar në Deçan për rrahje, vazhduan përleshjen edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare
Foto: Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përkatësisht stacioni policor Deçan, ka arrestuar katër persona në Pejë, të dyshuar për lëndim të rëndë trupor.

Policia njoftoi se më 29.06.2020, rreth orës 16:45 ka pranuar një informatë se në rrugën “Sali Çeku” në Deçan disa persona janë duke u rrahur.

Personat e lënduar me mjete tё ftohta (thika) në këtë rast janë dërguar në QKMF-Deçan, ku të njëjtit kanë vazhduar rrahjen edhe aty.


Njësiti policor nga stacioni policor në Deçan menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Nga njësitë përkatëse të policisë janë ndërmarrë masat e nevojshme të menjëhershme dhe të gjithë  personat e dyshuar në këtë rast janë arrestuar.

Njëri nga personat e arrestuar pas intervistimit për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm.

Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij, personat e dyshuar ndalohen për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’.

Hetuesit janë duke punuar në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

Lajme
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Lajme
Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën

Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën "C"

Kronika e Zezë
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Kalo në kategori