LAJMI I FUNDIT:

Miftaraj i reagon Zemajt: Kosova s’ka ligj për pandeminë, do të veprojmë me forcën e lutjes, komunikatës dhe vullnetit të qytetarëve

Miftaraj i reagon Zemajt: Kosova s’ka ligj për pandeminë, do të veprojmë me forcën e lutjes, komunikatës dhe vullnetit të qytetarëve

Juristi Ehat Miftaraj, ka reaguar ndaj paralajmërimit të ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj se do të veprojnë me forcën e ligjit kundër atyre që nuk respektojnë masat parandaluese dhe rregullat kundër COVID-19.

Miftaraj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se ministri Zemaj do duhej të qartësonte se me cilin ligj do të veprojë, pasi siç tha ai Kosova ende nuk e ka miratuar ligjin për luftimin e pandemisë.

Masat kundër COVID-19, Zemaj paralajmëron: Do të veprojmë me forcën e ligjit kundër atyre që nuk i respektojnë


Miftaraj theksoi se ministri Zemaj duhet ta ri-formulojë më mirë fjalinë e paralajmërimit.

“Do të veprojmë me forcën e ligjit. Mirë shumë, vetëm të kishe pas ligjin e miratuar, e që nuk e ke. Kur nuk e ke, duhet me ri-formulu fjalinë, do të veprojmë me forcën e lutjes, komunikatës dhe vullnetit të qytetarëve se sa duan ta ruajnë veten, shëndetin e të tjerëve. Sidoqoftë, qytetari model, qytetari që mendon me veten, për miqtë, familjen, shtetin, sistemin shëndetësor dhe të gjithë ata mjekë dhe infermierë që nga muaji mars janë në front të luftës me COVID-19, i respekton masat, del me maskë, e ruan distancën, i lan duart. Qytetari i Kosovës ka ditë me qenë më i disiplinuar dhe më besnik ndaj shtetit dhe bashkëqytetarëve se sa vet pushteti”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se inspektorët sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) dhe Inspektorët Komunal do të veprojnë me forcën e ligjit kundër atyre që nuk respektojnë masat parandaluese dhe rregullat kundër COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Kalo në kategori