LAJMI I FUNDIT:

Prokurori i Shtetit ngre 71 aktakuza kundër 92 personave

Prokurori i Shtetit ngre 71 aktakuza kundër 92 personave

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 71 aktakuza kundër 92 personave për vepra të ndryshme penale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, katërmbëdhjetë persona të dyshuar si dhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.


Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 27 aktakuza kundër 40 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 22 aktakuza kundër 23 personave për vepra të ndryshme penale, ndërsa Prokuroria Themelore e Pejës ka ndaluar 6 persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 8 aktakuza kundër 8 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një personi të dyshuar dhe ka ngritur 9 aktakuza kundër 12 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, ndërsa ajo në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri aktakuza kundër pesë personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar dy persona te dyshuar dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar, si dhe ka ngritur dy aktakuza kundër katër personave për vepra të ndryshme penale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori