LAJMI I FUNDIT:

Merkel dhe Macron bëjnë thirrje për plan të rimëkëmbjes së BE-së nga coronavirusi

Merkel dhe Macron bëjnë thirrje për plan të rimëkëmbjes së BE-së nga coronavirusi

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë bërë thirrje për fond “të fuqishëm” të rimëkëmbjes nga coronavirusi për Bashkimin Evropian.

Merkel ka mirëpritur të hënën në Berlin presidentin Macron, teksa Gjermania përgatitet për të marrë presidencën e Këshillit Evropian nga 1 korriku.

Të dy liderët kanë propozuar muajin e kaluar krijimin e një plani në vlerë të 500 milionë eurove për t’i ndihmuar Evropës në përballimin e dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia e coronavirusit.


Propozimi i përbashkët ishte plotësuar nga Komisioni Evropian, i cili ka çuar përpara planet për një fond prej 750 milionë eurove, të formuar kryesisht prej granteve.

Mirëpo jetësimi tij po përballet me kundërshtimet e disa shteteve që janë duke hezituar në ndarjen e fondeve.

Teksa kanë folur në një konferencë për media me Macronin, Merkel ka thënë se “Gjermania dhe Franca dëshiron të luajnë rol të përbashkët në muajin e ardhshëm, që bën të qartë se Evropa është e ardhmja jonë”.

“Pritshmëritë janë të larta dhe ne e dimë që kur Gjermania dhe Franca janë të bashkuara, Evropa jo nuk e bashkuar domsdoshmërisht. Mirëpo nëse Gjermania dhe Franca nuk arrijnë pajtueshmëri, atëherë gjërat nuk janë në rrugë të mirë për unitetin e Evropës”, ka shtuar ajo.

Presidenti francez e ka konsideruar pandeminë me coronavirus dhe pasojat shoqëroro-ekonomike si “moment të së vërtetës” për Evropën.

“Ne mund ta bëjmë këtë moment të së vërtetës në moment të suksesit”, ka thënë Macron, duke insistuar në nevojën e arritjes së marrëveshjes brenda BE-së për planin e rimëkëmbjes ekonomike.

“Ne do të bëjmë gjithçka me kancelaren që të kemi marrëveshje për buxhet në muajin korrik”, ka thënë ai.

Kjo çështje do të jetë në agjendën e samitit evropian në Bruksel muajin e ardhshëm. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia

"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit

Botë
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika
Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Azia
Kalo në kategori