LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Gani Sejdiu largohet nga Drenica

Zyrtare: Gani Sejdiu largohet nga Drenica

Trajneri i mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu i ka ndarë rrugët me skuadrën e Drenicës.

Sejdiu i cili zëvendësoi Tahir Lushtakun në postin e trajnerit të Drenicës, ka bërë me dije se i ka dhënë fund aventurës në “Bajram Aliu”.

Vetë trajneri mitrovicas e ka konfirmuar ndarjen nga Drenica në një prononcim për “Zeri.info”.


“Jam larguar nga Drenica pasi që nuk po arrijmë që t’i fitojmë ndeshjet si vendas. Në ndeshjet si mysafirë po fitojmë dhe po luajmë mirë, por jo edhe si vendas”, u shpreh Sejdiu.

“Me vjen shumë keq prej kryetares Mihane Bekteshi, mirëpo për të mirë të Drenicës, me mirë po largohem. Drenica është brenda objektivave, por i duhet një ndryshim dhe trajner që di të fitojë edhe si vendas”, shtoi ai.

Ky largim i Sejdiut vjen pas humbjes 2:4 nga Trepça’89 gjatë ditës së djeshme.

Pas 27 javësh, Drenica renditet në vendin e tetë në tabelë me 35 pikë të tubuara, katër pikë larg zonës së rrezikshme.

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Përfaqësueset
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Serie A
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori