Masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 kanë kufizuar në masë të madhe aktivitetet ekonomike, gjë që sjellë pasoja me kosto të lartë të rikuperimit për një ekonomi me strukturë të paqëndrueshme si ajo e Kosovës, për shkak të kërcënimit afatgjatë për ndërmarrjet, vendet e punës dhe stabilitetin buxhetor.
Në rrethana të tilla veprimi i shpejtë dhe konsensual nacional është imperativ, prandaj Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë u kërkon të gjitha institucioneve të Kosovës, ekzekutivit dhe legjislativit, por edhe partive politike që të shmangin luftën e brendshme politike dhe të ndjekin një agjendë dinamike të veprimeve që do të mundësonin ndërhyrjen e shpejtë të shtetit për ndërmarrjet dhe punonjësit e rrezikuar.
Sipas OEAK-ut, në situatën aktuale nëpër të cilën po kalon sektori privat në veçanti dhe ekonomia e vendit në përgjithësi, është më se e nevojshme që temat e natyrës politike dhe mospajtimet rreth tyre të mos mbidominojnë temat që lidhen me përkrahjen e sektorit privat dhe rikuperimin e ekonomisë pas pandemisë COVID-19.
“Moszbatimi deri në fund i masave të Pakos Emergjente Fiskale dhe vonesa në aprovimin e një programi të rimëkëmbjes, edhe për shkak të vonesës së aprovimit nga ana e Kuvendit të Kosovës të rishikimit buxhetor dhe marrëveshjeve të kredive ndërkombëtare, të cilat janë kyçe për zbatimin e masave të ndërhyrjes shtetërore, përbëjnë kërcënim serioz për dhjetëra mijëra vende të punës. Këto vonesa janë edhe rrjedhojë e dështimit të koordinimit dhe dakordimit të brendshëm institucional dhe politik, por edhe të dialogut të mangët dhe jo të sinqertë publiko-privat përgjatë katër muajve të fundit. Kjo do të bëjë pashmangshëm që Kosova të humbasë hapin në rimëkëmbjen ekonomike dhe në ofrimin e një perspektive më premtuese për qytetarët e saj”, thuhet në reagimin e OEAK-ut, përcjell Telegrafi.
Derisa të gjitha deklaratat e Odës Ekonomike Amerikane dhe të organizatave të tjera që përfaqësojnë interesat e sektorit privat në vend kanë folur për kufizime dramatike të aktivitetit ekonomik, e të konfirmuara edhe nga të dhënat e autoriteteve tatimore e doganore, të njëjtat shqetësime duket se nuk kanë alarmuar vendimmarrësit shtetërorë dhe partitë politike, të cilët fatkeqësisht u kanë dhënë prioritet çështjeve politike duke zgjedhur të theksojnë mospajtimet e tyre.
“Oda Ekonomike Amerikane rikujton udhëheqësit politikë të Kosovës se zhvillimi ekonomik kërkon një qasje të unifikuar nacionale ndërmjet të gjithëve hisedarëve politikë dhe jopolitikë, e cila do të kulmonte me një strategji nacionale të zhvillimit ekonomik dhe do të garantonte konsistencën në qeverisjen ekonomike në vitet në vijim. Diskursi thellësisht përçarës politik i muajve të fundit, fatkeqësisht nuk i kontribuon synimeve të sipërcekura. Në rast të vonesës së mëtejme të përkrahjes për sektorin privat, muajt në vijim do të shpërfaqin pasojat reale të pandemisë COVID19 në ekonominë e vendit, që do të rezultojnë me kolaps masiv të ndërmarrjeve, rritje të papunësisë dhe varfërisë, zvogëlim të të hyrave buxhetore dhe reduktim të aftësisë së shtetit për të ofruar shërbime publike dhe investime kapitale”, vijon reagimi.
OEAK thotë se përgjatë gjysmës së dytë të vitit 2020, Qeveria e Kosovës do të duhej të angazhohej me seriozitet të pashembullt në përmbushjen e agjendës legjislative për këtë vit, ndërsa nga deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet që të përqendrojnë debatin parlamentar në aspektet ekonomike në vend të mospajtimeve të ngushta politike e debateve për tema të panevojshme të cilat pengojnë reformën e progresin, rritjen e shpejtë ekonomike dhe ngritjen e mirëqenies sociale.
Krejt në fund, Oda Ekonomike Amerikane thekson edhe nevojën e rritjes së dinamizmit të Këshillit Kombëtar të Zhvillimit Ekonomik, ku sektorit privat duhet t’i ofrohet hapësira për të luajtur rolin parësor në zhvillimin e programit të rimëkëmbjes, reformimin e mjedisit për të bërë biznes dhe fuqizimin e sektorit privat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inter City – Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Në muajin prill do të mbahet ngjarja më madhe e bizneseve në Sofje për të ridefinuar tregtinë E-commerce
SAMSUNG GALAXY S25: Shpejtësi, fuqi dhe saktësi – E disponueshme në Gjirafa50!
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama