Italia ka vendosur të lejojë ceremonitë martesore, dhe çiftet nuk do të jenë më të detyruar të mbajnë maska.
Ndërkohë në muajin shtator pritet të rifillojë edhe shkolla, por duke respektuar distancimin social dhe ruajtjen e higjienës në mënyrë rigoroze.
Çiftet e reja në Itali nuk janë të detyruara të përdorin maskat gjatë ceremonisë martesore dhe u lejohet puthja në altar.
Që prej nisjes së pandemisë së coronavirusit këto tradita martesore ishin ndalur me dekret të qeverisë.
Vendimi i marrë nga Komiteti Tekniko-Shkencor ka hyrë në fuqi nga kjo e shtunë.
Kërkesa erdhi pasi Konferenca Episkopale e Kishës Katolike Italiane argumentoi se “çiftet e reja nuk mund të konsiderohen të huaj për njëri-tjetrin, ndaj është i tepërt përdorimi i maskës në altar”.
Njëkohësisht është lejuar të hiqen dorezat njëpërdorimëshe gjatë kungimit, me rekomandimin e peshkopëve dhe të ruhet higjiena me përdorimin e solucioneve dezinfektuese, raporton Ora News.
Por vazhdon të jetë i detyrueshëm përdorimi i maskave për priftërinjtë.
Komiteti Tekniko Shkencor ka rekomanduar që duart e celebruesit të meshës mos të jenë në kontakt me ato të besimtarëve.
Mbetet e detyrueshme edhe distanca të paktën 1 metër nga një besimtar në tjetrin.
Ndërkohë në muajin shtator pritet të rifillojë edhe shkolla, por duke respektuar distancimin social dhe ruajtjen e higjienës në mënyrë rigoroze.
Autoritetet kanë filluar përgatitjet për të siguruar që nxënësit të kthehen në një ambient të sigurt.
Maska tani është e detyrueshme, por afër fillimit të vitit shkollor Ministria e Arsimit mund të vendosë ta heqë atë.
Mësimi do të organizohet me turne, ndaj qeveria ka krijuar një fond të posaçëm për punësimin e 50,000 mësuesve të përkohshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City