LAJMI I FUNDIT:

Në Komunën e Prishtinës 388 raste aktive me coronavirus

Në Komunën e Prishtinës 388 raste aktive me coronavirus

Sot në Komunën  e Prishtinës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 edhe pesë personel shëndetësorë.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinës, Bujar Gashi thotë për RTV Dukagjinin se 3 prej të infektuarve janë infermierë, një laborantë dhe një mjek që u takojnë dy qendrave të kujdesit parësorë shëndetësorë.


“Fati është që tre prej tyre kanë qenë në pushim vjetor dhe kanë më pak kontakte dhe me infeksionin janë përballur jashtë institucioneve shëndetësore”.

Gashi thotë se me këto 32 rastet e regjistruara sot, në Prishtinë ka 388 raste aktive me coronavirus.

“Nga numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19, 116 persona janë shëruar dhe tre prej tyre kanë vdekur”.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinës thotë se sot nga numri i përgjithshëm i testeve, mbi gjysma e tyre janë nga Komuna e Prishtinës.

Gashi thotë se situata është problematike dhe shumë vështirë e kontrollueshme për shkak të numrit të madh të qytetarëve dhe pothuajse një numri të tillë që qarkullojnë brenda ditës në Prishtinë.

“Kemi lagje si Kodra e Trimave që kemi rreth 6 lokacione të coronavirusit dhe është shumë vështirë të kontrollohen ato”, tha ndër të tjera Bujar Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori