Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, e udhëhequr nga kryetarit aktual Agim Ademi.
KE ka analizuar rrjedhën e garave në Ipko Superligën e Kosovës, ku është konstatuar se deri më tani rrjedha ka shkuar jashtëzakonisht mirë.
Nga kjo mbledhje u morr vendim që edicioni i ri në elitën e futbollit kosovar të fillojë me 12 shtator.
Ndërkohë sa i përket Ligës së Parë ku do të jenë 20 skuadra edicionin e ri, ato do të ndahen në dy grupe me nga 10 skuadra.
Njoftimi i plotë nga FFK:
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së sot mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për gjendjen dhe rrethanat në futbollin e Kosovës.
KE analizoi rrjedhën e garave në Ipko Superligë dhe konstatoi se garat kanë rrjedhë jashtëzakonisht të mirë, falë organizimit të mirë të klubeve, FFK-së dhe organeve të saj, duke iu përmbajtur me përpikëri Protokollit dhe Udhëzimeve nga IKSHP – me thirrje që kujdesi të vazhdojë edhe më tutje.
KE konstatoi se gjatë këtyre xhirove është zhvilluar një futboll cilësor, klubet kanë treguar frymë sportive, korrektësi sikur që edhe ndarja e drejtësisë ishte e mirë por me kërkesë që edhe në vazhdim të jenë syçelë sikur që kërkon edhe nga klubet që të ua bëjnë të mundur pa presione që ta kryejnë detyrën ashtu si duhet. KE diskutoi edhe për formatin e garave në edicionin e ri të garave që ka imponuar edhe Pandemia e Covid-19.
Kështu që Superliga do të ketë 10 skuadra dhe do të zhvillohet sistem i trefishtë apo 27 xhiro.
Ndërkaq, për Ligën e Parë KE diskutoi që Liga të Parë të ndahet në dy grupe me nga 10 skuadra po ashtu garat do të zhvilloheshin me sistem të trefishtë, duke marrë për bazë që një Ligë me 20 klube do të ishte ngarkesë e madhe për shkak të numrit të madh të xhirove dhe afati për përfundimin e garave duhet të jetë konform me kalendarin e UEFA-s.
Ndërsa, të gjitha ligat tjera mbesin ashtu siç kanë qenë. KE shqyrtoi edhe një ankesë të Komisionit ë Gjyqtarëve ndaj sjelljeve të papërgjegjshme dhe jo profesionale të zyrtarëve të Digit Alb-Super Sport Kosova, të cilat po e dëmtojnë rrjedhën e garave dhe po sjellin huti të klubet.
Prandaj, KE kërkon nga DigitAlb Super Sport Kosova, që të jenë në nivelin e detyrave dhe të u përmbahen kushteve dhe kritereve për transmetimin ndeshjeve. KE tutje diskutoi për fillimin garave në edicionin 2020/2021 dhe afatin kalimtar.
Kështu që KE mori vendim që garat në Superligë të nisin më 12 shtator, ndërkaq për Ligat tjera do të vendosen më vonë. KE po ashtu mori vendim që afati kalimtar për futbollistë të klubeve të Superligës të fillon më 1 gusht dhe përfundon më 8 shtator, ndërsa për të gjitha Ligat e tjera fillon më 1 gusht dhe përfundon më 12 shtator 2020.
KE shqyrtoi edhe lartësinë e pagesës për transferet ndërkombëtare dhe vendosi që për secilin transfer ndërkombëtar klubi duhet të paguajë 200 (dy qind) euro. KE shqyrtoi edhe ankesat dhe parashtresat drejtuar këtij organi.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës