LAJMI I FUNDIT:

BE kërkon vazhdimin e procesit të zgjerimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

BE kërkon vazhdimin e procesit të zgjerimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Tre shtetet që do ta kryesojnë BE-në në 18 muajt e ardhshëm, Gjermania, Portugalia dhe Sllovenia synojnë ta vazhdojnë procesin e zgjerimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në bazë të metodologjisë së re.

Përmes programit të finalizuar, treshja e shteteve evropiane parashikon thellimin e bashkëpunimit me shtetet e Ballkanit Perëndimor në ballafaqimin me pasojat socio-ekonomike të pandemisë, duke përfshirë krijimin e perspektivave për të rinjtë dhe forcimin e kapaciteteve kundër kërcënimeve hibride dhe lajmeve të rreme.

Në fokus të programit për punën e BE-së nga 1 korriku deri më 31 dhjetor është promovimi i vlerave të BE-së, si: kohezioni shoqëror, sundimi i ligjit, barazia dhe të drejtat e njeriut, mirëpo këtë herë duke i inkorporuar leksionet e mësuara përgjatë pandemisë.


Në këtë kontekst, në mesin e prioriteteve listohen: digjitalizimi i tërësishëm me theks të veçantë në arsim, hulumtime shkencore, financa dhe shëndetësi dhe ndryshimin e mënyrës së punës; gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme për migrimin dhe trafikimin njerëzor; rikthimin dhe forcimin e Tregut të vetëm të BE-së; realizimin e 17 qëllimeve të të a.q. “Marrëveshje të Gjelbër Evropiane” dhe politika ambicioze ndaj Lindjes dhe Jugut si dhe thellimi i bashkëpunimit me Afrikën./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Politikë
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Lajme
Kalo në kategori