LAJMI I FUNDIT:

Weber: Prokurorët e Hagës janë të pavarur, veprimet e Thaçit i detyruan ta publikojnë aktpadinë 

Weber: Prokurorët e Hagës janë të pavarur, veprimet e Thaçit i detyruan ta publikojnë aktpadinë 

Analisti Bodo Weber ka thënë se  aktakuza ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka dashur të parandalojë ndonjë pazar në negociatat e ndërmjetësuar nga Richard Grenell.

Weber për Deutsche Welle tha se vendimi i jashtëzakonshëm i prokurorëve për ta publikuar aktpadinë paraprake, para se të merrte vendim gjykata, ka të bëjë me veprimet e presidentit.

Deutsche Welle: Vetëm disa ditë para fillimit të negociatave në Uashington, prokurori special në Hagë lëshon aktpadi kundër Hashim Thaçit dhe ish-udhëheqësve të tjerë të  UÇK-së. Përse me kaq nxitim?


Weber: Po të kemi parasysh përpjekjet e presidentit Thaçi në tre vitet e kaluara për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë –  duke privatizuar qëndrimin negociues të palës kosovare, këmbënguljen për ta futur Kosovën në një marrëveshje të rrezikshme  për ndryshim territoresh – dhe se këto ai i ka bërë për të shpëtuar nga padia e Gjykatës Speciale, atëherë ishte e qartë që Thaçi një ditë do të thirrej nga kjo gjykatë. Vendimi i jashtëzakonshëm i prokurorëve për ta publikuar aktpadinë paraprake, para se të merrte vendim gjykata, ka të bëjë me këto veprime të presidentit. Fakti që prokurorët zgjodhën këtë ditë, dëshmon për frikën e tyre për ndonjë pazar të mundshëm në negociatat që do të bëheshin të shtunën në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht nëse ky shqetësim ishte i bazuar apo jo.

Deutsche Welle: Mos do të thotë kjo se Prokuroria Speciale, ndryshe nga çfarë spekulohet në rajon nuk e lë veten të ndikohet nga administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Weber: Pikërisht, vitin e kaluar, në kontekstin e dorëheqjes së kryeministrit të atëhershëm Haradinaj, që të merrej në pyetje nga prokurorët e Hagës, pati shumë spekulime, madje dhe ndër qarqet qeveritare evropiane se a ndikohet gjykata e Hagës nga administrata e Trumpit, pasi Haradinaj ishte kundër mbështetjes së marrëveshjes për shkëmbimin e territoreve. Hapi i tanishëm i prokurorëve, sado i pazakontë që është, vërteton pikërisht pavarësinë e Hagës, pasi është në kundërshtim me interesat e administratës Trump. Ky vendim po kritikohet si “politik” nga elitat politike në Kosovë, por edhe nëse ky vendim është deri diku politik, ai u detyrua nga veprimet e Presidentit Thaçi dhe mbështetësit e tij brenda dhe jashtë Kosovës, dhe nuk është dëshmi se kjo Gjykatë është politike. Me gjithë pavendosmërinë e e politikës perëndimore ndaj çështjes së përpunimit të krimeve të luftës në rajon, produkt i së cilës është ngritja e Gjykatës Speciale.

Deutsche Welle: Një spekulim tjetër, që qarkullon në rajon është frika se mos pas këtij hapi të nxituar qëndron një plan për të përshpejtuar procesin e gjykimit të Thaçit dhe krerëve të tij, në mënyrë që të dalë nga Gjykata i pastruar si figurë.

Weber: Unë nuk e shoh kështu. Para së gjithash, janë aktivitetet e administratës Trump, dhe të dërguarit të tij, Grenell, që cenohen nga kjo bërje publike. Meqenëse Uashingtoni është mbështetur tek Presidenti Thaçi më shumë se BE-ja, më duket se pala amerikane në konkurrencën transatlantike për dialogun është më e dëmtuar sesa BE.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori