LAJMI I FUNDIT:

Britanikët nuk u rezistojnë temperaturave të larta, mbushin plazhet – autoritetet shpallin “situatën emergjente”

Britanikët nuk u rezistojnë temperaturave të larta, mbushin plazhet – autoritetet shpallin “situatën emergjente”

Një “situatë emergjente” është shpallur në Bournemouth pasi mijëra njerëz u mblodhën në brigjet e Dorset, në ditën e dytë të valës së nxehtë në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, ka ndodhur megjithëse policia e Dorset u ka kërkuar njerëzve që të qëndrojnë larg vendpushimit dhe plazheve të tjera në qark.


Madje, siç bëhet e ditur më tej, ka pasur raporte për bllokime trafiku, sjellje antisociale, përleshje dhe kampe brenda natës.

Po sipas mediave britanike, më parë njerëzit u nxitën të “veprojnë me përgjegjësi” pasi temperaturat filluan të rriten.

Por nga mesi i mëngjesit, plazhi i Bournemouth ishte i zënë “aq sa syri mund të shohë” dhe parku i makinave Durdle Door po i afrohej kapacitetit.

Udhëheqësi i Këshillit, Vikki Slade tha: “Ne jemi tërësisht të mërzitur nga skenat e dëshmuara në plazhet tona, veçanërisht në Bournemouth dhe Sandbanks, në 24-48 orët e fundit”.

“Sjellja dhe veprimet e papërgjegjshme të kaq shumë njerëzve janë thjesht tronditëse dhe shërbimet tona janë shtrirë duke u përpjekur t’i mbajnë të gjithë të sigurt. Ne nuk kemi pasur zgjidhje tani, por të shpallim një ‘incident të madh’ dhe të fillojmë një përgjigje emergjente”.

Ndihmësja e shefit të policisë së Dorset, Con Sam de Reya, tha që njerëzit duhet të qëndrojnë larg plazheve në këto “periudha të papara”.

“Ne gjithashtu jemi të mbështetur në njerëzit që marrin përgjegjësi personale dhe këshillojmë fuqimisht anëtarët e publikut që të mendojnë dy herë para se të shkojnë në zonë”.

“Është e qartë që ne jemi akoma në një krizë të shëndetit publik dhe një vëllim i tillë i konsiderueshëm i njerëzve që shkojnë në një zonë, vendos një tendosje të mëtejshme në burimet e shërbimeve emergjente”.

Fotografitë treguan plazhe dhe hapësira me njerëz të mërkurën, që ishte dita më e nxehtë e Mbretërisë së Bashkuar deri më tani. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Afrika
Kryeministri sllovak në gjendje kritike në spital pasi u qëllua disa herë

Kryeministri sllovak në gjendje kritike në spital pasi u qëllua disa herë

Evropa
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?

Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?

Evropa
Fermeri në Uells u detyrua të vriste qentë e tij pasi ata sulmuan egërsisht disa dele – pamje që përshkruajnë ngjarjen

Fermeri në Uells u detyrua të vriste qentë e tij pasi ata sulmuan egërsisht disa dele – pamje që përshkruajnë ngjarjen

Evropa
Kalo në kategori