LAJMI I FUNDIT:

Aliu i VV-së kërkon rikthimin e reciprocitetit ndaj Serbisë

Aliu i VV-së kërkon rikthimin e reciprocitetit ndaj Serbisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka kritikuar Qeverinë Hoti për largimin e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë. Deputeti opozitar tha se shefi i ekzekutivit po pranon çdo kusht nga presidenti serb, Vuçiq.

Në interpelancën plenare për largim të reciprocitetit, Aliu tha se këto masa duhet të rikthehen pasi derivojnë nga barazia.

“Reciprociteti derivon nga barazia, ajo është që derivon marrëdhëniet. Pabarazia, favoret e diskriminojnë dikë tjetër. Duhet të citoj Sami Frashrin që thotë se privilegjet janë shok të Tiranës, pa barazi nuk ka as liri. Nëse dëshirojmë fqinjësi të mirë e raporte normale me Serbinë ne duhet të vëmë reciprocitetin. Serbia nuk ka obligim të sillet mirë me neve, kur ne nuk e vëmë reciprocitetin me të. Kosova duhet të vendos reciprocitet me Serbinë dhe të kërkoj borxhin për krimet e luftës”, tha ai.


Krahas kësaj ai tha se qeveria Hoti me vullnet të plotë po heq dorë nga anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Derisa i ka përmendur atij edhe rolin e presidentit Thaçi në dialogun me Serbinë.

“Zotëri Hoti po pranon çdo kusht nga Vuqiqi dhe njëra nga këto kushte e që është rrënim i pozicionit tonë negociatat është heqja dorë me vullnet të plotë subjektiv në anëtarësimin i Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ai e deklaroi vet këtë heqje dorë. Ndërsa Serbia nuk pati deklarime për tërheqjen e njohjeve nga shtete që e kanë njohur Kosovën. Ajo mandej përshëndeti tërheqjen e njohjeve në ndërkohë. Po ashtu rikthimi i Thaçit në dialogun është dobësim i pozitës politike të Kosovës në dialog. Zotëri Hoti e riktheu Thaçin e njëjtë, të dëshiruarin e dialogut në të kaluarën”, tha ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

Lajme
​Ambasadori francez kërkon që Radoiçiq dhe grupi i tij të dalin para drejtësisë

​Ambasadori francez kërkon që Radoiçiq dhe grupi i tij të dalin para drejtësisë

Lajme
Nagavci: Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle

Nagavci: Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Kalo në kategori