LAJMI I FUNDIT:

Republikanët ia kujtojnë Trumpit: Kur Obama tërhoqi disa forca nga Gjermania, Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë

Republikanët ia kujtojnë Trumpit: Kur Obama tërhoqi disa forca nga Gjermania, Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë

Gjashtë republikanë në Komitetin e Punëve të Jashtme të Shtëpisë së Bardhë po i kërkojnë presidentit Donald Trump të rishqyrtojë planin e tij për të ulur numrin e trupave amerikane në Gjermani, duke argumentuar se masa do të dëmtonte sigurinë kombëtare dhe do të dobësonte parandaluesin për Rusinë dhe Kinën.

Sipas Bloomberg, përcjell Telegrafi, në një letër drejtuar presidentit, ligjvënësit thanë që trupat ruse pushtuan Ukrainën dhe aneksuan gadishullin e Krimesë pasi presidenti Barack Obama tërhoqi disa trupa amerikane nga Gjermania në vitin 2012.

Ata paralajmëruan presidentin Trump të mos ndërmarrë ndonjë veprim që do t’i jepte Rusisë arsye për të vënë në dyshim angazhimin e SHBA-së për NATO-n.


“Prania e SHBA-së në Gjermani shërben si një gur themeli i pengesave të NATO-s kundër agresionit rus”, thanë ligjvënësit.

“Nuk është koha për të ndërmarrë ndonjë veprim që mund të bëjë që regjimi i Putinit të vërë në dyshim besueshmërinë e mbështetësit të NATO-s ose mund të bëjë që aleatët dhe partnerët tanë të NATO-s të dyshojnë në angazhimin e SHBA-së për sigurinë tonë kolektive”.

Ndryshe, presidenti Trump njoftoi tërheqjen e planifikuar në fillim të këtij muaji.

Ai tha në një tubim fushate në Tulsa, Oklahoma, të shtunën se Gjermania nuk shpenzon sa duhet për mbrojtje dhe mbështet projektin e tubacionit Nord Stream 2 me Rusinë.

Dhe ligjvënësit i shkruajtën Trump duke thënë se prania e SHBA-së në Gjermani shërben si qendër për operacionet në Lindjen e Mesme dhe Afrikë dhe se një spital i Ushtrisë atje trajton trupat amerikane të plagosur në Irak dhe Afganistan.

Ata gjithashtu kanë thënë që trupat e SHBA-së shërbejnë si një pengesë për Kinën dhe Rusinë dhe shprehen të zhgënjyer që aleatët e SHBA nuk ishin konsultuar për tërheqjen e mundshme.

Siç shkruan më tej Bloomberg, përcjell Telegrafi, ndërsa ligjvënësit lavdëruan Trump për përpjekjen për t’i detyruar aleatët e NATO-s të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen, ata thanë se tërheqja e trupave nga Gjermania do të dëmtonte përpjekjen.

“Ne kemi frikë se kjo tërheqje e pjesshme e SHBA-së nga Gjermania nuk do të arrijë ta bindë Berlinin të shpenzojë më shumë, ndërsa rrezikon interesat strategjikë amerikanë”, shkruajnë ata. “Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të udhëheqin me shembull dhe të qëndrojnë plotësisht të përkushtuar ndaj aleancës së NATO-s, e cila ka penguar me sukses shpërthimin e një lufte tjetër të kushtueshme botërore në kontinentin që nga formimi i saj”.

Përveç Michael McCaul dhe Adam Kinzinger, nënshkruesit e tjerë të letrës janë përfaqësuesit Ann Wagner, Joe Wilson, Brian Fitzpatrick dhe John Curtis. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Burri zbulon ‘fjalët e fundit rrëqethëse’ të gruas që gjendej në aeroplanin që u përplas me një helikopter në Uashington

Burri zbulon ‘fjalët e fundit rrëqethëse’ të gruas që gjendej në aeroplanin që u përplas me një helikopter në Uashington

Amerika
Pamje të reja që tregojnë përplasjen në ajër të aeroplanit me pasagjerë dhe helikopterit ushtarak në Uashington

Pamje të reja që tregojnë përplasjen në ajër të aeroplanit me pasagjerë dhe helikopterit ushtarak në Uashington

Amerika
Përplasja aeroplan-helikopter në Uashington - mbi 30 trupa të nxjerrë nga lumi, zyrtarët “nuk presin të ketë të mbijetuar”

Përplasja aeroplan-helikopter në Uashington - mbi 30 trupa të nxjerrë nga lumi, zyrtarët “nuk presin të ketë të mbijetuar”

Amerika
Humb ekuilibrin derisa po bënte foto në Bansko të Bullgarisë – bie për vdekje nga 600 metra lartësi turisti irlandez

Humb ekuilibrin derisa po bënte foto në Bansko të Bullgarisë – bie për vdekje nga 600 metra lartësi turisti irlandez

Bullgaria
E godet aksidentalisht me kraharor derisa po dilte nga stacioni i metrosë në Lion, burri humb nervat dhe e godet me thikë në qafë

E godet aksidentalisht me kraharor derisa po dilte nga stacioni i metrosë në Lion, burri humb nervat dhe e godet me thikë në qafë

Evropa
Kalo në kategori