LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla kërkesë Hotit për rinisje të fluturimeve

Haradinaj-Stublla kërkesë Hotit për rinisje të fluturimeve

Tash e disa ditë Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” po njofton se fluturimet ende janë të bllokuara deri në një vendim të qeverisë.

Lidhur me këtë, ka reaguar ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila ka treguar se ka marrë shumë mesazhe dhe ankesa për mos hapjen e aeroportit.

Ajo nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka treguar se i ka drejtuar shkresë zyrtare kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe ministrit Zemaj për të shikuar mundësinë e rinisjes së fluturimeve, sipas saj, duke respektuar rekomandimet e IKSHP-së dhe OBSH-së.


“Me qindra mesazhe dhe telefonata nga diaspora jonë kanë ardhur këto ditë në adresën time dhe të MPJD-së, me kërkesën për hapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’. I mirëkuptoj të gjitha këto shqetësime, veçmas për shkak të anulimeve të vazhdueshme të avio-biletave, koston e madhe financiare dhe pasigurinë nga gjendja e krijuar. Po për këtë temë, në mëngjesin e sotëm i kam dërguar shkresë zyrtare Kryeministrit Hoti, ministrave Zemaj dhe Abrashi, që të shohin të gjitha mundësitë që sa më parë të hapin Aeroportin e Prishtinës dhe t’i lejojnë fluturimet, gjithmonë duke respektuar dhe ndjekur udhëzimet e IKSHP-së dhe OBSH-së. Do të kërkojmë zgjidhje të përshtatshme dhe të sigurt për bashkëqytetarët tanë dhe për rikthimin në punë të Aeroportit të Prishtinës sa më parë të jetë e mundur”, shkruan ajo, përcjell Telegrafi.

Më 9 qershor, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, tha se pret që fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” të rinisin brenda dhjetë ditësh.

Abrashi tha se ka zhvilluar takime me të gjitha institucionet, përfshirë këtu Autoritetin e Aviacionit Civil, Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kompanitë ajrore dhe Ministrinë e Shëndetësisë, për rikthimin sa më të shpejtë të fluturimeve.

Abrashi: Kosova rihap aeroportin brenda dhjetë ditësh
Lexo po ashtu Abrashi: Kosova rihap aeroportin brenda dhjetë ditësh

Fluturimet janë ndërprerë qysh në muajin mars, për shkak të pandemisë COVID-19. /Telegrafi/